Ja kur do ta keni seksin më të mirë bashkë

Life style

Ja kur do ta keni seksin më të mirë bashkë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:18

Një studim i ri i bërë nga Universiteti i Mynihut, zbuloi se çiftet arrijnë nivelin më të lartë të kënaqësisë seksuale me njëri-tjetrin pas një viti së bashku.

Studimi kishte temën “A ndryshon kënaqësia seksuale e një çifti me kalimin e kohës?”.

Një grupi të gjerë njerëzish të moshave prej 25 deri në 41 vjeç, iu kërkua të vlerësonin jetën e tyre seksuale dhe u zbulua se njerëzit ishin më të kënaqur me marrëdhëniet seksuale pas rreth një viti aktivitet seksual së bashku.

Pas kësaj periudhe, kënaqësia ulej.

Kërkuesit besojnë se kjo pikë arrihet pas një viti për shkak se partnerët e kalojnë vitin e parë duke eksperimentuar, për të kuptuar se çfarë u pëlqen më shumë në shtrat derisa të ndihen me tjetrin “si në krevatin e tyre” dhe atëherë nisin të përsosin aftësitë e tyre për të kënaqur njëri tjetrin.

Çuditërisht, ky studim nuk gjeti statistika bindëse që të tregonin se lindja e fëmijëve ndikonte në ftohjen e jetës seksuale të një çifti, siç shpesh kemi dëgjuar prej studimeve të tjera që thonë se ka një ndikim madhor, shkruan revista Class.

Por, u zbulua se çiftet që zihen gjithmonë e më tepër janë ato që kanë gjithmonë e më pak marrëdhënie seksuale.

Ju duhet vetëm pak durim..!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat