6 arsye se pse duhet të jetoni vetëm

Life style

6 arsye se pse duhet të jetoni vetëm

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:56

Ndoshta ju jeni lodhur së jetuari me familje apo shoqëri dhe dëshironi të jetoni vetëm.

E dëshironi lirinë!

Të jetuarit vetëm për herë të parë është një çantë e mbushur me emocione të ndryshme sepse disa ditë janë aq të mahnitshme ndërsa disa ditë tjera do luteshit që të ktheheshit në shtëpi tek familjarët.

Megjithatë, këto janë 6 arsyet se pse ju duhet të jetoni vetëm e që lajmi.net i sjell për ju:

1) Nuk keni nevojë të vishni pantallona

Kush ka nevojë të veshë pantallona kur nuk është askush në shtëpi për të ju gjykuar juve për dukjen tuaj?

2) Dyert nuk janë më problem

Të gjithë jemi të mësuar që ta mbyllim derën e dhomës sonë apo kur hyjmë në tualet.

Por nuk është e nevojshme të brengoseni për dyert përderisa jetoni vetë.

3) Këndoni pa u frikësuar nga paragjykimet

Ju nëse jetoni vetëm, mund të këndoni çfarë doni dhe me zërin më të lartë që mundeni, pa u frikësuar se mos po ju gjykon dikush për gjestet e juaja.

4) Kujt ja ndien për qetësinë?

Më nuk e keni askënd të ju qortojë për britmat që i bëni, zërin e muzikës së lartë etj.

5) Vishni gjithmonë të njëjtat rroba

Një arsye tjetër se pse duhet të jetoni vetëm është sepse më nuk keni nevojë të brengoseni për dukjen tuaj edhe nëse ajo është bërë e përsëritshme.

6) Flisni me vetveten

Edhe pse shumë njerëz flasin me vetveten, kjo në fakt shkencërisht është e dëshmuar se është një shenjë e njerëzve të zgjuar.

Por, nëse ju jetoni vetëm mund të keni gjithë kohën e botës për të komunikuar me vetveten.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat