Horoskopi 8 tetor 2015

Life style

Horoskopi 8 tetor 2015

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 07:22

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do të jetë mjaft e bukur sot falë konfigurimit të yjeve. Edhe për beqarët parashikohet një lidhje afatgjatë e cila do të përjetohet si nëpër ëndrra. Shëndeti paraqitet i mirë.

Demi

Sot do filloni të reflektoni mbi gabimet tuaja duke u përpjekur në këtë mënyrë që marrëdhënien tuaj në çift ta forconi edhe më tepër. Financat do të jenë të mira. Do të shpenzoni për gjërat që ju pëlqejnë.

Binjakët

Sot paraqitet një ditë e qetë për çiftet e Binjakëve. Gjërat do t’i merrni me qetësi dhe s’do e kuptoni që dita ka arritur perëndimin. Perspektivat në planin financiar do të përmirësohen.

Gaforrja

Frymëzimi juaj do të jetë në nivelin më të lartë këtë ditë, kështu që surprizat për njeriun tuaj të zemrës do të jenë të njëpasnjëshme. Shpenzimet bëjini pasi të siguroheni që gjendja juaj financiare të jetë e qëndrueshme.

Luani

Xhelozia do t’ju përfshijë në brendësi të saj sot, por ajo që duhet të bëni është të ruani qetësinë dhe të mos e acaroni partnerin. Ndikimi i yjeve do të jetë i mirë për planin financiar, por mos kryeni shpenzime të tepruara.

Virgjëresha

Nëse doni të ruani harmoninë në jetën tuaj në çift mundohuni që të mos e teproni me skena xhelozie. Partneri nuk do të jetë në humorin e duhur për të përballuar deklaratat tuaja.

Peshorja

Do të keni komunikim shumë të mirë sot me partnerin. Momente të qeta dhe plot lumturi do të kaloni përkrah njeri-­tjetrit. Për shkak të disa shpenzimeve të tepruara buxheti do të jetë pak i trazuar.

Akrepi

Momente të lumtura janë rezervuar për Akrepët sot. Ndjenjat për partnerin do të jenë të forta duke ju mundësuar edhe çaste romantike pranë tij. Financat do të mbeten në nivele normale nëse tregoheni të kujdesshëm.

Shigjetari

Shigjetarët sot do të përjetojnë një nga ato ditë që gjithkush do ta kishte ëndërruar. E qetë, pa probleme do jetë kjo ditë duke ju lejuar të mos mendoni fare se çdo të ndodhë nesër.

Bricjapi

Prania e partnerit tuaj sot do ju lejojë që dita të kalojë e qetë dhe e mbushur me momente lumturie. Beqarët do të kenë disa ftesa për takime, por nuk do të jenë në humor të mirë për gjëra të reja.

Ujori

Sot do të jeni të gatshëm të bëni çdo lloj çmendurie për të bërë të lumturin personin tuaj të zemrës. Momente lumturie do të kaloni sot falë këtij entuziazmi që ju karakterizon këtë ditë.

Peshqit

Vështirësi, probleme dhe debate parashikohen për ju sot në lidhje me partnerin. Reflektoni përpara se të merrni vendimin përfundimtar. Mundohuni të ulni shpenzimet, pasi financat paraqiten në gjendjen e tyre më të vështirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat