Mos i puthni fëmijët në buzë

Life style

Mos i puthni fëmijët në buzë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:48

Jemi të sigurtë se kjo gjë do të shkaktojë debat: Një mjek deklaron se puthja e fëmijës suaj në gojë është përtej kufijve.

Mund të jetë mënyra juaj se si tregoni afeksion mirëpo mund të jetë edhe tepër seksuale.

Pasiqë goja është zonë erogjene, puthja në buzë mund të jetë stimuluese madje edhe konfuze, sepse fëmijët do të mund ta përziejnë me aktivitetin romantik ndërmjet prindërve.

Nëse nëna puth në buzë babanë dhe e kundërta, çfarë do të mendojë një fëmijë kur puth njejtë prindërit?

Për këtë çështje një psikolog nuk pajtohet dhe argumenton se është diçka e padëmshme.

Ai thotë se nuk ka arsye të mendohet se një veprim i tillë do të shkaktonte konfuzion tek fëmija. Kjo do të ishte njejtë sikurse të thonim se dhënia gji është konfuze, disa njerëz do të mund të kundërshtonin por një puthje në buzë është e padëmshme sikurse një masazh në shpinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat