Horoskopi 7 tetor 2015

Life style

Horoskopi 7 tetor 2015

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:25

Dashi

Sot do kaloni plot momente të këndshme juve që jeni në një lidhje. Do dini të respektoni mendimet e tjetrit dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Beqarët duhet të shfrytëzojnë çdo moment që do iu jepet për të dalë me disa persona.

Demi

Gjendja në jetën tuaj sentimentale nuk ka për të qenë shumë e mirë sot. Do keni mosmarrëveshje dhe debate të forta me partnerin dhe do ndiheni keq.

Binjaket

Duhet ta kalonin me partnerin kohën e lirë gjatë kësaj dite. Raste të tilla nuk vijnë shpesh. Beqarët nuk ndihen ende gati të fillojnë një lidhje.

Gaforrja

Do keni debate të forta sot në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin do jetë goxha problematike. Nuk do ndiheni mirë për asnjë çast. As beqarët nuk do kenë fat në dashuri.

Luani

Klima yjore do jetë mjaft e ngrohtë sot për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë me personin në krah dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme.

Virgjëresha

Kjo e sotmja do jetë një nga ditët më të bukura të vitit për juve që jeni në një lidhje. Çdo çast do jetë i veçantë dhe i mbushur me emocione. Të ardhurat do kenë përmirësime të mëdha.

Peshorja

Do i jepni prioritet absolut sot jetës suaj në çift dhe çdo gjë ka për të ecur më mirë se kurrë në këtë sektor. Beqaret nuk do kenë fat në sektorin e ndjenjave.

Akrepi

Jeta juaj në çift do vazhdojë të jetë goxha delikate dhe herë pas here e trazuar sot. Partneri mund t'iu thotë gjëra që nuk do ju pëlqejnë dhe kjo do sjellë debate.

Shigjetari

Do kërkoni të kapni qiellin me dorë sot ju të dashuruarit, por partneri sado që të mundohet nuk do ua plotësojë dot dëshirën. Rikthehuni me këmbë në tokë.

Bricjapi

Edhe pse do ju ndryshojë shumë shpejt humori sot juve që jeni në një lidhje, sërisht do arrini ta mbani të stabilizuar marrëdhënien me partnerin. Nuk do keni asnjë lloj problemi.

Ujori

Vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive do përjetoni sot juve që jeni në një lidhje. Do ndiheni vërtet mirë dhe gati për të hedhur hapa gjigante.

Peshqit

Do kaloni shumë vështirësi sot ju të dashuruarit dhe nuk do arrini dot të merreni vesh me personin që keni në krah. Beqarët do kenë plot mundësi për takime të kënaqshme. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat