Dhëmbët e bardhë të tregojnë më të ri në moshë (Foto)

Life style

Dhëmbët e bardhë të tregojnë më të ri në moshë (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:19

Dhëmbët e bardhë të bëjnë më të ri, ky është përfundimi i një studimi të bërë nga disa dentistë. Për ta ilustruar këtë disa dentistë kanë marrë njerëz të njohur për publikun si Kate Moss dhe Helena Bonham Carter.

Dentisti Tariq Idrees nga Mançesteri, i cili drejtoi këtë kërkim tha: “Gjëja e parë që shikon kur takon një njeri janë dhëmbët. Njerëzit me dhëmbë pak si të verdhë nuk janë të prirë që të qeshin pasi nuk duan të japin një impakt të keq”.

Kështu, modelja Moss me dhëmbë të bardhë duket 6 vite me e re, ndërsa me dhëmbë me pak ngjyrë aktorja Helena Bonham u duk 7 vite më e madhe.

Sipas studimit, konsumimi i cigareve, verës së kuqe dhe kafesë lë gjurmë në dhëmbët e njerëzve. Pra, nëse keni dhëmbë të bardhë do të dukeni më të rinj në moshë, por nëse keni dhëmbë me ngjyrë do të dukeni më të mëdhenj seç jeni.

Eksperimenti është bërë edhe me njerëz të thjeshtë, dhe rezultati ka qenë i njëjtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat