Pse femrat shtiren kur bëjnë seks?

Life style

Pse femrat shtiren kur bëjnë seks?

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:38

Dy femra në tre shtiren përsa i përket orgazmës. Këtë fakt e konfirmon një studim i porositur nga revista Cosmopolitan.


Ashtu si nga shumë sondazhe të tjerë të viteve të fundit edhe nga sondazhi i revistës Cosmopolitan rezulton se: pjesa femërore e çiftit (hetero) stimulon kënaqësinë gjatë aktit dashuror. Duke hetuar sërish në botën misterioze të universit femëror i është dhënë përgjigje bindëse pyetjes së rëndësishme mbi çështjen në fjalë. “Pse femrat shtiren në krevat?”


Përgjigjet e dhëna nga të intervistuarat kanë qenë kryesisht dy: për të ndalur më parë partnerin dhe për ta kënaqur atë.


Në rastin e parë, motivi është thënë menjëherë: meshkujt janë shpesh të përqendruar në paraqitjen e tyre dhe shumë më pak tek kënaqësia e femrës.


Një nga arsyet e këtij egoizmi seksual është mungesa e koshiencës së zonave erogjene femërore dhe mbi tipologjitë e ndryshme të orgazmave që mund të ketë femra.


Me fjalë të tjera, për mashkullin, organi femëror vazhdon të mbetet një mister: klitori dhe pika G, këta të panjohur!


Pa marrë parasysh kohën në dispozicion për të arritur orgazmën: shpesh kur femra është vetëm në paradhomën e kënaqësisë, mashkulli është tashmë në kulmin e tij dhe as për së largu nuk mendon të kënaqë partneren.


Duhet konsideruar në fakt, prirja altruiste e gruas për të kënaqur partnerin e vet.


Dihet, vetëbesimi i lidhur me paraqitjen seksuale të mashkullit që është thelbësor për një raport të kompletuar dhe të kënaqshëm për të dy.


Që egoja e mashkullit është e lidhur drejtpërdrejtë me qëndrimin në shtrat, nuk është mister për asnjë.


Kjo gjë është kaq e rëndësishme, sa takimet e shtratit kthehen për femrat në seancë terapie tek psikoanalisti, shkruan revista Class.


Por e rëndësishme është të mos përplasen ndjenjat e partnerit dhe të nxitet besimi në kapacitetin e tij të joshjes. Rezultati?


Femrat në më të shumtën e rasteve përfundojnë duke ia besuar kënaqësinë e tyre autoerotizmit. Kusuri, kush kënaq veten, kënaqet sa për tre!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat