Ato rastet kur një femër pendohet për seksin…

Life style

Ato rastet kur një femër pendohet për seksin…

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:32

Ka gjithmonë një ndjesi faji që lidhet me seksin për të dyja gjinitë. Por dihet se ato që ndihen më tepër në faj pasi kanë kryer marrëdhënie, janë përgjithësisht femrat.

Sipas një studimi të Arkivës së Sjelljes Seksuale, ka disa raste në të cilat femrat pendohen që “e kanë bërë”.

Në rend të parë, është humbja e virgjërisë, sidomos kur kjo ndodh me “njeriun e gabuar”.

I ndodh pothuajse çdo femre të njihet me dikë në gjimnaz i cili në fillim i duket i mrekullueshëm, por në fund, siç shprehen shumica e vajzave “nuk e kuptoj se si ndryshoi, ai bënte aq shumë për mua”.

Me shumë gjasë ai është tërhequr thjesht fizikisht prej teje! Adoleshentët janë në kërkim të përvojave seksuale, rrallëherë mund të njohësh djem adoleshentë që kërkojnë një “partnere shpirtërore”.

Në fakt, e ke njohur një të tillë. Është ai peshkopi në bankë të parë, që nuk ia varje sepse kishte tela dhe skuqej.

Një tjetër rast në të cilin femrat mendojnë se do të ishte shumë më mirë po të mos e kishin bërë, është kur tradhtojnë.

Epo kjo nuk falet, nëse partneri ju bën të ndiheni aq mirë sa mendoni se ai me të vërtetë nuk e meriton këtë. Por, një çast humbje kontrolli të bën atë që s’ta bën një vit i tërë.

Femrat në përgjithësi janë të prirura të ndihen keq sa herë që kryejnë marrëdhënie shumë pak kohë pasi e kanë njohur dikë.

Vetëm 15% e tyre nuk pendohen në takimin e dytë kur situata u bë papritur shumë e nxehtë.

Kjo është thikë me dy presa. Nëse i jep të kuptojë se është tepër herët, se duhet të të trajtojë me respekt, fiton statusin e lakmuar të “të dashurës”.

Nëse nuk i reziston dëshirës, me shume mundësi që aty e tutje do të takoheni vetëm në hotel, marrëdhënia e famshme ‘friends with benefits’ (shokë seksi).

Por ama jemi njerëz dhe ndonjëherë duhet ta lëmë instinktin të na drejtojë.

Nga ana tjetër, meshkujt pendohen kur e kanë mundësinë për të kryer marrëdhënie më dikë që sapo e kanë njohur por thonë jo. Botë e padrejtë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat