Horoskopi 6 tetor 2015

Life style

Horoskopi 6 tetor 2015

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:15

Dashi

Do kaloni momente të mrekullueshme sot juve që jeni në një lidhje dhe emocionet kanë për të qenë më të mëdha se kurrë më parë. Beqaret do dinë si të joshin personin e zemrës.

Demi

Duhet ta përforconi me çdo kusht marrëdhënien në çift gjatë kësaj dite kështu që do ju duhet të bëni edhe sakrifica. Beqaret do përjetojnë emocione pasi do takojnë personin që do i bëjë të ëndërrojnë.

Binjakët

Ditë pasionante dhe e mbushur me kënaqësi të mëdha do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqaret do dashurohen pas një personi të ri që do e njohin nëpërmjet punës.

Gaforrja

Partneri do ju qëndrojë në krah gjatë gjithë kësaj dite dhe do mundohet t'ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqaret do kenë mosmarrëveshje pa fund me disa persona të cilët kishin filluar t'i pëlqenin.

Luani

Duhet të keni më tepër besim tek partneri juaj gjatë kësaj dite sepse vetëm kështu gjërat do ju ecin si keni dëshiruar. Beqaret nuk duhet të mundohen më të gjejnë dashurinë sepse nuk do kenë fat.

Virgjëresha

Venusi do jetë i pozicionuar mirë sot në jetën sentimentale të çifteve dhe do ju nxitë t'i shprehni akoma më tepër ndjenjat. Beqaret nga ana tjetër do jenë impulsive dhe mund të bëjnë gabime të pafalshme.

Peshorja

Flisni vetëm me të vërteta sot dhe mos e gënjeni për asgjë atë që keni në krah. Beqaret nuk do ndihen ende gati ta ndryshojnë statusin e tyre.

Akrepi

Ditë e vështirë do jetë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Beqaret do bëjnë mirë të mos pranojnë ftesat që do iu bëhen sepse mund të lëndohen.

Shigjetari

Do jeni egoiste sot juve që jeni në një lidhje dhe do mendoni vetëm për veten tuaj. Beqaret do kenë një ditë të favorshme dhe të mbushur me takime mbresëlënëse.

Bricjapi

Mos u tregoni impulsive sot sepse do bëni gabime të pafalshme të cilat do ju kushtojnë shtrenjtë. Beqaret do vëzhgojnë me kujdes dhe do e gjejnë një person te përshtatshëm.

Ujori

Konfigurimi i yjeve do jetë i mirë gjatë kësaj dite. Ju do jeni më të kthjellet për ato që duhet të bëni dhe gjithçka do ju ecë si duhet. Beqaret do jenë me shumë fat në dashuri.

Peshqit

Sot nuk do ju duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur harmoninë në çift. Beqaret nga ana tjetër duhet të njihen mirë me personat e rinj para se të vendosin të hedhin ndonjë hap me tej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat