Mësoni rregullat e seksit, rrezikoni 10 vjet burg!

Life style

Mësoni rregullat e seksit, rrezikoni 10 vjet burg!

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 01:40

Është normale që të ekzistoje dashuria mes një djali 19 vjeçar dhe një vajze 15 vjeçare, por në fakt ç’thotë ligji për këto marrëdhënie dhe se a duhet prindërit të reagojnë ndaj kësaj lidhjeje?
Në vijim Bota sot u sjell sqarimet mbi ligjet e mbrojtjes së fëmijëve.

Ç’është në fakt marrëdhënia seksuale?

Një puthje, një prekje ose ledhatim mes dy të dashuruarve nuk njihet në ligj si vepër seksuale dhe është legjitime mes personave të çfarëdo lloj moshe.
Mirëpo marrëdhëniet seksuale mund të dënojnë deri në 10 vjet burg dy partner të moshave specifike, pavarësisht se bëhet me ose pa aprovimin e prindërve.

Cilët fëmijë janë të mbrojtur nga veprat seksuale?

Të gjithë fëmijët ndër moshën 14 vjeçare janë të mbrojtur ashpër nga ligji për mbrojtje nga dhuna seksuale. Edhe nëse dihet ose jo nga prindi. Këtu mund të dënohet keqbërësi deri në dhjetë vjet burg. Interesante, se marrëdhënia mes dy fëmijëve ndër 14 vjet, nuk përbën thyerje të ligjit.

A lejohen fëmijët pas moshës 14 vjeçare të kryejnë seks?

Në princip vlen: Seksi vullnetar dhe me dëshirë mund të kryhet pa problem, pa u dënuar nga ligji. Një çift mund të kryejë marrëdhënie nëse të dy janë më të mëdhenj se 14 vjet, por nëse djali është 14 vjeçar dhe vajza 13 vjeçare, atëherë prindërit e vajzës mund të dënojnë penalisht djalin 14 vjeçar.
Të rinjtë e moshës 14 ose 15 vjeçare mund të kryejnë marrëdhënie seksuale me një partner më të ri se 21 vjet.
Shembull: Nëse flejnë një 19 vjeçar me një 15 vjeçar, atëherë nuk ka asnjë procedim penal, por nëse partneri ka 22 vjet mund të dënohet deri në tre vjet heqje lirie.

Si është te 16 dhe 17 vjeçarët?

Me adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjet mund të ketë lirisht marrëdhënie seksuale, përveç nëse nuk keqpërdoren. Shembull, nëse një profesor kryen marrëdhënie me nxënësen e tij 16 vjeçare rrezikon burg dhe heqjen nga puna për 5 vjet me radhë.

Sqarim: Rregullat vlejnë në Bashkimin Europian dhe janë marrë nga e përditshmja gjermane Bild. /BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat