Dyshon se e dashura e ka

Life style

Dyshon se e dashura e ka

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 14:31

Përshëndetje doktor, kam kryer mardhenje me te dashurën time 23 vjeçe ajo me thotë se eshtë e virgjër por vagina e saj mu duke paksa e madhe edhe buzet e vagines ishin paksa te hapura, por gjat aktit seksual pati gjak derdhje edhe donte sh presion shtytje për te kryer mardhenjen ne momentet qe kryem mardhenje per her te pare vajzes i dolen lote na sytë, por buzet e dala te vagines mua me shqetsoin, edhe nuk e di nese virgjëria e vajzës ishte natyrale apo virgjeri sekondare dth e rikthyer, jam i shqetsuar edhe nuk e di si te besoj, kohet e fundit me duket se e dashura ime nuk plotesohet gjat mardhenjes dth nuk e plotson penisi ime, gjatesia e penisit esht rreth 18 cm nuk e di nqf se esht e mjaftushme normale apo i vogel? ju lutem me ktheni një pergjigje se kam muaj te tera qe rri ne ankth, faleminderit.

Pergjigje:
Ne qofte se ti nuk e beson vajzen kur te thote se jam e virgjer, atehere ti nuk e dashuron ate. Dashuria bazohet tek mirebesimi reciprok. Askush me mire se vajza jote nuk e di nese ajo eshte virgjereshe ose jo. Sa per buzet e hapura te vagines dhe vaginen e madhe, keto jane pralla djemsh te paditur. Vagina eshte organ tubular muskular qe edhe kur hapet (pas lindjes se femijes) kthehet perseri ne gjendejn e me parshme, pa le me vajza jote 23 vjecare virgjereshe. Lidhur me buzet e vagines: Jo te gjithe vajzat i kane buzet njesoj dhe vagina e te gjitha vajzave nuk duket, gjithashtu, njelloj. Keto jane vecori individuale, por qe nuk prishin ndonje pune. Sa merresh me keto gjera koti, une te them te kenaqesh seksualisht me ate qe te ofron vajza jote. Djemte qe nuk ndjehen mire me seksin, kane ankesa te kesaj natyre dhe fajesojne vajzat.
Lidhur shqetesimin tend se penisi yt 18 cm nuk e ploteson dot vajzen tende, me duket i kote. Penisi yt hyn ne te medhenjte dhe pak djem kane fatin ta kene. Por vajzes tende, ashtu si cdo vajze tjeter, nuk i mjafton vetem penisi i madh apo i vogel. Vajzave u duhen edhe gjera te tjera qe te arrijne kenaqesine seksuale. U duhet paraloja e zgjatur seksuale, puthjet, ferkimet, lepirjet e klitorit, gishtat dhe pasi te kene arritur kulmin e eksitimit dhe te jene lubrifikuar ,atehere ,hyn ne loje penisi.
Mbi te gjitha keto qe sapo te thashe, ka dhe dicka me shume rendesi: Truri. Pra, organi seksual kryesor eshte i vendosur midis dy vesheve dhe jo midis dy shaleve. Mbushja mendjen vajzes se ti e do ate se je i ndershem me te, se ti e meriton gjithcka ajo ben per ty dhe do te shikosh se si ajo do te plotesohet seksualisht.
Paci fat e shendet,
Doktori

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat