Kryen marrëdhënie me shoqen por ajo që i bën më pas është tronditëse!!

Life style

Kryen marrëdhënie me shoqen por ajo që i bën më pas është tronditëse!!

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:33

Dy vajza, mike prej kohësh vendosën të kryenin raport seksual me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për dy studente në Universitetin Teknologjik të Virxhinias (SHBA), 24 vjeçarja Jessica Michelle Ewing dhe 21 vjeçarja Samantha Shrestha.

Por pas raportit intim mes dy vajzave, ndodhi dhe tragjedia. Kur 21 vjeçarja i ka rrëfyer shoqes se raporti i tyre nuk ishte asgjë serioze por thjesht një eksperiment për të studiuar seksualitetin e saj, 24 vjeçarja është acaruar dhe e ka vrarë atë. Pas krimit, ajo është dënuar nga gjykata e Christiansburg-ut në Virxhinia me 45 vjet burg.

Trupi i 21 vjeçares u gjet në sediljen e një makine të braktisur. Pas hetimeve autoritetet ranë në gjurmët e vrasëses, e cila fillimisht i mohoi akuzat, por më pas pranoi fajësinë. Sipas saj, ajo e kishte vrarë shoqen pasi i kishte thënë se nuk ishte lesbike por donte të bënte një eksperiment me të. “Unë e doja, por nuk mund ta besoja kur më tha se ishte një eksperiment për të”, ka deklaruar para drejtësisë Jessica Michelle Ewing.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat