Mos publikoni foto të fëmijëve në “Facebook”, do përdoren nga pedofilët

Life style

Mos publikoni foto të fëmijëve në “Facebook”, do përdoren nga pedofilët

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 20:29

Fotot e simbolit të dashurisë me teje dhe fëmijës tuaj, keqpërdoren në mënyrën më të paimagjinueshme. Zbulimi i i frikshëm për të gjithë prindërit, është një paralajmërim për to për tu menduar dy herë para se të publikojnë një moment gëzimi me fëmijët e tyre në rrjetet sociale.

Shumica e fotove të gjetura në sajte pedopornografike vijnë nga rrjete sociale, si “Facebook” e “Twitter”, ku prindërit i kanë publikuar thjesht për të ndarë momente gëzimi të tyre me fëmijët. Zbulimi vjen nga një kërkim i “Australia’s neë Children’s e Safety", organizatë australiane që ka për detyrë të monitorojë sigurinë online të fëmijëve.

Nga studimi i tyre rezultoi se, fotot që policia ka zbuluar në luftën kundër pedofilisë, 50% e rasteve, bëhet fjalë për milionë imazhe në këtë përqindje, ishin foto që prindërit i kishin realizuar në pishina, në det, apo lojëra të tjera sportive, ku fëmijët paraqiteshin të zhveshur.

Realisht në sytë e prindërve, apo miqve të tyre janë foto thjesht të bukura dhe perfekte, por në dosjet e pedofilëve ishin foto ku komentoheshin me terma seksualë dhe deri në shfrenim erotizmi. Një anëtar i kësaj organizate na shpjegon sesi fotot tona mund të bien në duar të gabuara.

“Shumë pedofilë përdorin faqe, ku ju bëheni fansa dhe më pas ai largohet vetëfshihet, por jo pa iu marrë fotot e fëmijëve dhe t’ua shesin dhe pedofilëve të tjerë”, shprehet Alastair MacGibbon.

Toby Dagg, një investigues që punon për organizatën australiane zbuloi se, mes miqve të prindërve ka dhe pedofilë të pazbuluar. Në një sajt që frekuentohej nga pedofilë u zbuluan 45 milionë imazhe të fëmijëve, madje miliona prej tyre shumë të vegjël, ku disa prej tyre kishin dhe mbishkrimin, “Shoqja e vajzës sime në Instagram”.

Kjo organizatë paralajmëron prindërit se është shumë e lehtë të grabisësh foto në “Facebook”. “Kur poston fotografi në Facebook, ke humbur kontrollin e fatit të kësaj fotoje. Shumë prindër nuk i bllokojnë llogaritë e tyre, siç bëjnë fëmijët e tyre. Nuk ka rëndësi se sa e pafajshme duket fotografia, në qoftë se fëmija juaj ka atë që po kërkon një “grabitqar”, atëherë do ta marrin foton”, sqaron ekspertja Susan McLean.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat