Besimtarët shikojnë pornografi sa edhe jobesimtarët

Life style

Besimtarët shikojnë pornografi sa edhe jobesimtarët

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 20:14

E sulmojnë industrinë pornografike, avokojnë për puritanizmin seksual dhe tërheqin vërejtjen për mendime mëkatare, por banorët e “rripit biblik” janë konsumatorët më të mëdhenj të pornografisë në Shtetet e Bashkuara.
Kështu pohojnë hulumtuesit në Universitetin Brock në Ontario, të cilët i kanë kaluar dy vitet e fundit duke mbledhur të dhëna nga Google Trends, dhe duke i marrë në konsideratë shtetet federale të SHBA-së.

Fokusi i tyre ishte që vendet të ndahen në dy grupe, grupin me shumicë të banorëve religjiozë dhe grupin me banorë kryesisht joreligjiozë.

Rajoni tradicionalisht religjioz në Shtetet e Bashkuara është i ashtuquajturi “Rripi Biblik”, i cili korrespondon me zonën e jugut amerikan, raporton Daily Mail.

Kështu, njerëzit joreligjiozë kanë më shumë të ngjarë të shkruajnë në Google terme si “gay sex” apo “free porn”, ndërsa njerëzit religjiozë kërkojnë termat më të zakonshëm.

Megjithatë, kërkimet masive ndryshojnë.

“Në mënyrë paradoksale, preferenca ndaj përmbajtjes pornografike dominon në zonat ku mbizotëron e djathta politike dhe fetare”, konkludojnë hulumtuesit, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, grupi hulumtues Barna zbuloi se 64 për qind e meshkujve dhe 15 për qind e femrave të edukuar në frymën e krishterimit shikojnë pornografi të paktën një herë në muaj.

Pothuajse e njëjta përqindje e meshkujve joreligjiozë shikojnë porno të paktën një herë në muaj, 65 për qind, dhe 30 për qind e femrave joreligjioze bëjnë kërkime nudo një herë në muaj.

Është interesante se hulumtimin e grupit Barna e ka kërkuar një organizatë e krishterë “Prove Men Ministries” e cila ndaj rezultateve ka reaguar në mënyrë të ashpër.

“Kjo duhet të ndryshojë. Pornografia është varësi dhe ajo ndikon jo vetëm tek individët, por edhe tek familjet”, tha themeluesi i “Prove Men Ministrie”, Joel Hesch.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat