Harron regjistruesin e telefonit hapur gjatë operacionit, shokohet çfarë dëgjon nga mjekët

Life style

Harron regjistruesin e telefonit hapur gjatë operacionit, shokohet çfarë dëgjon nga mjekët

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 19:56

Një mjeke anesteziste në Virxhinia, SHBA është dënuar me një gjobë prej 500 mijë dollarësh pasi ka fyer dhe ofenduar një pacient në anestezi gjatë kohë që ky i fundit po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kolonoskopie. Në vitin 2013, një pacient i identifikuar vetëm me inicialet D. B kishte shkuar në një klinikë në Reston për t’ju nënshtruar kolonoskopisë. Pacienti kishte shtypur tastin e regjistrimit të telefonit të tij për të qenë i sigurt se do të kujtonte të gjitha këshillat që mjekët do t’i jepnin pas ndërhyrjes, por më pas e kishte harruar ndezur edhe gjatë operacionit.

Gjithçka kishe shkuar në rregull dhe E.B ishte kthyer në shtëpinë e tij. Por kur kishte ndezur telefonin dhe kishte dëgjuar atë çfarë kishte regjistruar, kishte mbetur i shokuar.

Anestezistja Tiffany Ingham kishte nisur ta ofendonte mjaft rëndë sapo e kishte zënë gjumi.

“5 minuta pasi folëm në zyrën time, – kishte nisur t’i thoshte ajo teksa pacienti ishte i pandërgjegjshëm, – do të kisha dashur të të jepja një shpullë të fortë në fytyrë që të bëheshe pak më shumë mashkull”, – duke e gjykuar pra si homoseksual. Kur njëri nga asistentëve e kishte vënë në dukje se pacienti kishte një irritim në lëkurë, ajo ishte përgjigjur: “Kujdes se do të ngjisë sifilizin, ose ndoshta është vetëm turbekuloz në penis, kështu që rri i qetë”.

Duke pasur si provë të fortë dhe të pakundërshtueshme regjistrimin, pacienti e kishte denoncuar anestezisten dhe pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjykata e kishte dënuar atë me 500 mijë dollarë gjobë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat