A e rrit seksi rrezikun e infarktit? Ja çfarë thonë kardiologët

Life style

A e rrit seksi rrezikun e infarktit? Ja çfarë thonë kardiologët

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 14:59

Pjesa më e madhe e njerëzve që pësojnë infarkt, stepen lidhur me aktivitetin e tyre seksual. Lajmi i mirë vjen nga një ekip studiuesish gjermanë, në një studim të publikuar në revistën shkencore “Journal of American College of Cardiology”.

Studiuesit ekzaminuan 536 pacientë me sëmundje kardiake, që të gjithë mes moshës 30 dhe 70 vjeçare, për të vlerësuar gjendjen shëndetësore gjatë 12 muajve pasardhës, pas një infarkti në zemër dhe vlerësuan shpeshtinë e aktiviteteve seksuale.

Nga pyetësori u zbulua se 14.9% e pacientëve nuk kishin patur fare aktivitet seksual gjatë 12 muajve pas infarktit, 4.7% kishin pasur marrëdhënie një herë në javë, 25.4% më pak se një herë në javë dhe 55% më shumë se një herë në javë.

Nga të dhënat e marra gjatë studimit u zbulua se aktiviteti seksual nuk rezulton faktor risku për përsëritjen e goditjeve në zemër. “Bazuar në të dhënat tona nuk rezulton që aktiviteti seksual të nxisë infarktin”, thotë Dietrich Rothenbacher, autor i studimit pranë Universitetit të Ulm në Gjermani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat