Pasioni në një dashuri fillon të zhduket pas 12 muajve

Life style

Pasioni në një dashuri fillon të zhduket pas 12 muajve

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 09:01

Siç duket, pasioni në marrëdhënie nuk zhduket pas 7 viteve, por fillon të zhduket menjëherë pas 12 muajve – të paktën kështu thuhet nga një anketë e re.

Një studim i gjerë zbuloi se pasioni fillon të venitet pas një viti që një çift është bashkë. Duke i anketuar disa çifte, të cilët kishin 16 vite që ishin bashkë, u zbulua se jeta seksuale e tyre ishte më pak e kënaqshme për rreth 70%, se sa ishte në vitet e para së bashku.

Hulumtuesit gjerman nuk janë të sigurt se pse brenda vetëm një viti gjërat fillojnë të shkojnë më keq në shtrat. Por ata thonë se për me kalimin e kohpër rreth 70% s, ndryshimet në jetën seksuale bëhen të dukshme.

Hulumtuesit thanë se pasioni është i lartë në vitet e para së bashku, për shkak se të dashuruarit ende nuk i kanë njohur të gjitha dëshirat e njëri-tjetrit.

Lajmi i mirë është se disa çifte zhvillojnë intimitet më të thellë emocional se sa të tjerët, dhe kështu kanë një jetë seksuale pothuajse për shumicën e viteve që janë së bashku.

Disa partnerë, nëse nuk janë të kënaqur me jetën seksuale të tyre pas një viti, fillojnë të kërkojnë kënaqësinë tek gjëra të tjera, të cilat vetëm e komplikojnë martesën apo marrëdhënien.

Seksi është pjesë e rëndësishme e një marrëdhënie, së bashku me pasionin. Kështu, mos lejoni që vitet t’jua ndryshojnë pasionin për partnerin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat