Horoskopi i muajit Shtator 2015 nga Susan Miller

Life style

Horoskopi i muajit Shtator 2015 nga Susan Miller

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:40

Ky është Horoskopi i detajuar për 12 shenjat, për muajin Shtator 2015, nga Susan Miller. Faqja e saj Astrology Zone ka mbi 6 milionë vizitorë çdo muaj! Miller ka ndërtuar një perandori me parashikimet e saj të sakta (të sakta në mënyrë të frikshme) dhe interesante është se është diplomuar për biznes në New York University

Ja çfarë lexohet nga yjet për muajin e fundit të verës, Gusht 2015, sipas astrologes Susan Miller publikuar nga revista Annabel:

Dashi

Afёrdita dhe Marsi, tё cilёt konsiderohen si dy tё dashuruarit kozmikë kur janё sё bashku, do tё kenё njё takim shumё tё veçantё nё qiellin plot yje tё shndritshёm, nё shenjёn e Luanit, nё datat 1- 2 Shtator, ndoshta pёr te sjellё një moment mjaft tё rëndësishëm për ju. Marsi ka qenë nё pёrpjekje tё vazhdueshme pёr tё arritur Afёrditёn, duke e ndjekur atё gjatё tё dymbёdhjetё yjeve qiellore, derisa mё nё fund kёto dy planete, u takuan me njёri tjetrin – ata janё dashnorё pasionantё dhe adhurojnё momentin e tё qenit sёbashku. Ata e kanё planifikuar takimin e tyre në shtëpinë tuaj tё pestë të dashurisë së vërtetë, sapo muaji shtator tё fillojё. Kjo nuk është njё ngjarje me rёndёsi tё vogël - hera e fundit qё këto dy planete janё takuar në shtëpinë tuaj diellore të dashurisë së vërtetë, ishte data 23 qershor 1991- dhe hera e ardhshme do të jetë data 13 korrik 2021. Me sundimtarin tuaj, Marsin, në kёtё pjesё tё kartelёs suaj yjore, ju do të ndiheni të motivuar dhe të etur për të takuar njerëz të rinj. Fakti se Afёrdita do të jetë me Marsin, do të thotë se gjithcka ёshtё shumë më e forte se zakonisht. Emri juaj do të jetë shkruar me te mёdha nё këtë aspekt tё rrallё qё do tё ndodhё. Nëse jeni vetëm dhe jo tё pёrfshirё nё njё marrёdhenie, pёrdoreni kёtё moment pёr tё dalё jashtё dhe tё argetoheni gjatё kesaj mbremje. Nëse jeni i angazhuar ne njё lidhje, kthejeni kёtё natё nё moment festiv pёr dashurinё tuaj. Kjo datё do tё jetё ditё e martё, por ndoshta do t’ju krijohet mundёsia qё tё largoheni mё herёt nga zyra apo puna juaj (nese jeni nё marrёdhenie pune). Zgjidhni një restorant të bukur për të shkuar me bashkëshortin tuaj, ose tё dashurin/partnerin me të cilin jeni nё njё marrёdhenie tё rёndёsishme pёr ju. Por ju ndoshta mund tё dёshironi tё gatuani pjatёn e preferuar tё tij, nё ambientin e shtёpisё, si dhe tё vendosni lule, qirinj dhe muzikë. Ky moment do tё ishte ideal pёr t’u larguar pёr njё pushim të shpejtë, larg rutinёs sё pёrditshme. Në fund të muajit të kaluar, nga data 26 deri nё 31 Gusht, ju mund të keni filluar të ndieni shkёlqimin e këtyre dy planeteve, ndёrsa ata po afroheshin tek njeri tjetri, por kulmin e kёtij momenti do ta keni nё datat 1-2 Shtator. Nё datёn 6 shtator, pasi ka qenё pёr javё tё tёra nё prapavijё, Afёrdita do tё kthehet nё qarkullim direkt. Nëse ju doni të bëni ndonjë ndryshim te dukshem nё stilin e flokёve apo nё mёnyrёn e tualetit në fytyrë, por edhe nё modelin e syzeve qe doni tё blini, jeni nё momentin mё tё mirё pёr ta bёrё kёtё. Pas datёs 6 Shtator, ju mund të organizoni njё festё tё vogёl ose ndoshta edhe tё bleni aksesore dhe bizhuteri të shtrenjta. Në fakt, ekziston edhe njё mundёsi e mirё qё tё fejoheni ose të martoheni, duke e ditur se Afёrdita do tё jetё duke mbёshtetur çdo nismё tuajёn ne fushёn e dashurisё dhe bukurisё. Nëse jeni vetëm dhe jo nё njё marrёdhёnie dashurore, ka gjasa qё do tё takoni njё person tё veçantё, ndoshta nё njё festё, event social, muze, galeri, ekspozitë, koncert apo aktivitet tjetër artistik, por edhe gjatё pushimeve nё njё vendbanim afёr jush apo nёpёrmjet prezantimit tё njё shoku/shoqeje. Një tjetër ditë spektakolare do të jetë 8 Shtatori, kur Marsi dhe Urani do të jenë të orientuar bukur drejt njeri tjetrit, vetëm për ju. Një ditë e veçantë për të takuar dikë special do të jetë 22 Shtatori, kur Afёrdita do të flirtojё me Uranin në shenjёn e Dashit. Pranoni ftesёn pёr njё festё, shkoni nё lokale, restorante, dyqane, qёnder masazhi - argёtohuni. Ju mund të takoni padyshim dikë në qoftë se, jeni të hapur për njohje tё reja. Ndërkohë, në zyrë, do tё shihni ndryshime, por praktikisht të gjithë njerezit nё punё, kanё pёr tё punuar pёr tё mirёn tuaj. Hapësira kushtuar punës fizike mund të përmirësohet, pasi ka mundёsi qё ju tё merrni pajisje të reja kompjuterike ose softёare. Nëse keni nevojë të punësoni një anëtar tё ri stafi, ju do keni mundёsi zgjedhje mes kandidatëve të shkëlqyer. A jeni duke punuar në një fushë krijuese? Nëse është kështu, ju duket të jeni të gatshëm tё tregoni projektin tuaj, sapo tё filloj muaji. Do tё shihni sesa shumё lëvdata me vlerё do tё merrni nga klienti juaj apo shefi - më shumë se sa kishit menduar tё ishte e mundur. E gjithë kjo vёmendje në jetën tuaj të punës do të fillojё sapo tё hyjё muaji Shtator, por do të bëhet më e dukshme pas eklipsit diellor dhe miqësor tё Hënës sё Re që do të shfaqet në shenjёn e Virgjëreshёs më 12-13 shtator. Përmes këtyre ndryshimeve, statusi i karrierës suaj në komunitet do të rritet dukshёm. Eklipsi mund të sjellë një çështje shëndetësore në vëmendjen tuaj, por nëse është kështu, me pak vёmendje dhe kёrkim, ju keni pёr tё gjetur mjekun e duhur për t'ju ndihmuar. Tregoni kujdes në mёnyrё tё veçantё pёr stomakun dhe zorrёt, pasi Virgjëresha udhёheq këtë pjesë të trupit tuaj. Me Jupiterin tani në shenjёn e Virgjëreshёs, ju keni shansin më të mirë, pёr tё gjetur shёrim dhe lёhtёsim. Jupiteri është tani në shtëpinë tuaj diellore të gjashtë, duke qenё nё vendim mё tё mirё tё mundshёm, pёr t’ju ndihmuar tё humbisni peshё dhe tё arrini format qё gjithmonё keni dashur (nëse ky ёshtё objektivi juaj). Jupiteri nuk ka qenë në këtë pjesë të kartelës suaj yjore qё prej Shtatorit të vitit 2004. Një eklips i dytë i Hёnёs sё Plotё do tё shfaqet nё shenjёn e Dashit, pikёrisht mё 27 Shtator. Një marrëdhënie e ngushtë (romantike apo biznesi) mund të arrijë nё një moment tё rёndёsishёm, ku ju do tё kuptoni nёse ёshtё njё marrёdhёnie e shendetshme apo diçka tё cilёn duhet ta ndёrprisni. Njëkohësisht, pamja juaj fizike – por edhe identiteti juaj- tani mund të pësojë një transformim. Ju mund të doni tё ndryshoni emrin/mbiemrin tuaj ose të bëni ndryshime dramatike në pamjen tuaj - por edhe nё stilin e jetës tuaj. Saturni do të jetë miqësore ndaj kёtij eklipsi, kështu që pas kësaj, ju prêt njё stabilitet ngushёllues pёr ju.

Demi

Jeta juaj romantike është duke u përmirësuar nga ora nё orё. Ju mund të keni pare shenja tё rigjallërimit të fuqisë së dashurisë muajin e kaluar, kur planeti i fatit të mire, Jupiteri hyri nё shenjёn e Virgjëreshёs, si dhe u vendos nё shtëpinë tuaj diellore tё pestë të dashurisë, për një periudhё gati trembëdhjetë mujore. Ky zhvillim është i jashtëzakonshëm sepse gjatë dy viteve të fundit, marrëdhënia juaj duket se ka qenё nё periudhё pauze, duke bërë të pyesni veten nёse ju tё dy duhet tё jeni sёbashku apo jo. Sigurisht, mund tё ketё nga ata Dema qё e kane menduar lёtё pёr njё marrёdhёnie biznesi, jo domosdoshmёrisht lidhje romantike. Pavarёsisht llojit tё marrёdhёnies - situata e paqëndrueshme ju bёri qё tё pyesni veten nёse mund tё prisni ndonjёherё besnikëri dhe mbështetje nga ky person. Ky episod ka gjasa qe t’ju ketё bёrё mё tё kujdesshёm nё lidhje me fillimin e marrëdhënieve të reja. Megjithatë, tani Jupiteri, planeti i shërimit dhe lumturisë, do t’ju sjellë mё shumё optimizëm nё jetёn tuaj. Edhe pse ju do të keni shumë muaj për të shijuar Jupiterin, ata persona tё Demit tё cilёt kanё ditёlindjen sё afёrmi, do t’i marrin tё parёt rrezet e drejtpërdrejta tё Jupiterit, ndёrsa ky planet bujar leviz nëpër hapësirë. Çdo person i kësaj shenje do të përfitojë nё njё farё mёnyre, qё nga ky moment deri ne mes te shtatorit tjeter. Per t’u siguruar se jeta juaj dashurore do të pёrmirёsohet, planeti qe udheheq shenjёn tuaj do te takohet me Marsin, tё dashurin e saj tё përhershёm, pikёrisht ne datat 1-2 shtator, në shenjёn e Luanit. Shfrytёzojeni kёtё ditё pёr tё organizuar njё festё mes njerezish te dashur, pasi do tё jetё njё sukses i vërtetë. Një eklips diellor i Hёnёs sё Re, e cila do te shfaqet nё 12-13 Shtator, do tё hapё dyer tё reja plot me emocione për ju, shkaktuar nga një person me të cilin po ndani njё dashuri të re, ose dikush qё do ta takoni sё shpejti gjate diteve qё pasojnё kёtё eklips. Ka shumё gjasa qё ky eklips do t’ju sjellë dashurinё e jetёs, tё paktën pёr disa prej jush. Nëse jeni zhgënjyer nga dashuria në të kaluarën, një ditë e re po agon, i dashur Dem. Nuk ka rёndesi çfarё moshe keni, ku jetoni, apo çfarё punoni - universi ёshtё duke menduar pёr ju. Juve ju takon qe te bёni detyrat tuaja - tё dilni sa me shume dhe tё jeni i hapur ndaj njerezve te rinj qё duan t’ju njohin. Nëse jeni nё njё martesё dhe po pёrpiqeni tё keni fёmije, nuk ёshtё çudi qё lejleku të vizitojë shtёpinё tuaj, sajё punës së këtij eklipsi diellor miqësor. Muaji përfundon me një tjetër eklips, një eklips total i Hënës (një Hënë e Plotë), qё do tё shfaqet nё 27 Shtator, nё shtëpinë tuaj të sekreteve. Njё informacion nё mirёbesim, mund tё vije tek ju, i cili do t’ju turbullojё, por nёse nuk ka tё bёjё direkt me ju, por me dike tjetёr, ngushёllohuni duke ditur se ky eklips ёshtё miqёsor me ju, ndaj e solli këtë lajm në mënyrë që ju të mbroni veten tuaj. Sektori qё ky eklips do tё ndriçojё, udhёheq kujdesin shëndetësor, si atё fizik dhe atё mendor. Nëse do tё keni nevojë për një procedurë mjekёsore ose për të folur me një profesionist në lidhje me një çështje që ju ka shqetesuar kohёt e fundit, ky eklips do t’ju sjellё vendosmërinë për të bërë diçka pozitive në lidhje me problematikat qё do tё shfaqen. Me një Saturn miqësor pёr shenjёn tuaj, rezultatet do te jenё pozitive dhe me ndikim afatgjatё.

Binjakët

Në fund të gushtit, ju mund tё keni marrё lajme tё gёzuara nё lidhje me shtëpinë tuaj, pasurinё, ose një anëtar tё familjes. Gjithë kёto ngjarje do tё intensifikohen mё shumё, ndёrsa fillon muaji Shtator. Pёrqёndrohuni tek shtёpia juaj, pasi do jete nёn ndikimin e fatit pёr njё periudhё 12 mujore – kjo pjesё e kartelës tuaj yjore ёshtё duke shkёlqyer mё shumё se kurrё nё kёto momente. Edhe pse ju do të keni dymbëdhjetë muaj me fat tё mirё nё shtёpinё tuaj, Marsi do të vendoset në sektorin tuaj tё shtëpisё nga data 24 Shtator deri 12 Nëntor, për t'ju ndihmuar qё të materializoni ëndrrën tuaj sa mё shpejt tё jetё e mundur. Një eklips diellor i Hënë sё Re - do të ndodhë më 12-13 shtator, duke bёrё tё mundur qё mundёsi tё reja tё vijnё nё po tё njёjtin sektor, atё tё shtёpisё, pronave dhe familjes (kryesisht prindёrit). Ky eklips do të jetë miqësor, sepse do tё pozicionohet nё kënd të përsosur me Saturnin, planetin e stabilitetit. Nëse keni blerë ose keni marre me qera shtёpi, ose planifikoni të lëvizni/ transferoheni gjatë dy javëve që pasojnë këtë eklips, ka shumё gjasa qё tё “hidhni rrёnjё” pёr njё kohё tё gjatё nё kёtё vend, pasi keni pёr ta pёlqyer shumё. Plutoni do të jetë i dobishёm, duke treguar se fondet që t’ju duhen pёr tё bёrё tё tilla ndryshime tё mёdha, do tё vijnё tek ju, nё rast se do t’i kёrkoni ato. Një ditë e re po agon pёr shtëpinë tuaj, i dashur Binjak. Ju gjithashtu mund të keni marrë tashmë një lajm spektakolar në lidhje me karrierën tuaj, me shfaqjen e Hënës sё Plotë tё 29 Gusht, por në qoftë se akoma nuk ka ndodhur kjo, atёherё do ta degjoni kёtё lajm emocionues gjatë ditëve të para të muajit Shtator. Me Hënën e Plotë qё ёshtё duke lёvizur rreth Neptunit, disa prej jush do ta shohin veten nё media, nëpërmjet një intervistё televizive ose forme tjetёr të dukshme. Pёrgjate muajit, ju do të keni një mundesi tё mirё për të udhëtuar në vend me diell, diku afёr vendbanimit tuaj, midis datave 1 deri më 23 Shtator. Këtë muaj, një udhëtim do të jete surpriza e rradhes qe do t’ju bёjё tё lumtur, më 22 Shtator. Mёrkuri do të shkojё nё prapavijё këtë muaj nga data 17 Shtator deri më 9 Tetor, kështu që ju do të jeni aq i mençur, sa t’i përfundoni projektet tuaja te rёndёsishme sa më shpejt tё jetё e mundur, para se tё mbyllet muaji. Mërkuri do të jetë në shenjёn e Peshores, duke e mbushur plot dritё shtëpinë tuaj të romancёs. Në qoftë se ju shpresoni qe tё ribashkoheni me ish tё dashurin tuaj, kjo ёshtё periudha mё e mirё, kur Mёrkuri nё prapavije do t’ju japё mundёsine qё tё ktheheni mbrapa nё kohё dhe te vlerёsoni nёse ja vlen tё nisni gjёrat pёrsёri. Gjithashtu, Afёrdita ka qenë nё prapavijё që nga 25 korriku, kështu që prej kёtij momenti ju duhet tё ishit tё kujdesshёm qё mos tё bёnit ndёrhyrje rrёnjёsore nё pamjen tuaj, ose tё fillonit njё lidhje dashurore nё mёnyrё tё menjёhershme. Afёrdita do tё kthehet nё qarkullim nё 6 Shtator dhe ju keni pёr ta ndier direkt pёrmirёsimin nё jetёn tuaj dashurore. Sapo tё hyni nё muajin tetor, pikёrisht nё datёn 9 Tetor, Aferdita do tё arrijё fuqinё e saj maksimale, pas periudhes qё ishte nё qetesi absolute. Mbani mend datёn 8 Shtator, pasi miqtё tuaj do tё kenë ide të jashtëzakonshme atё ditё- kontrolloni vazhdimisht emailin tuaj! Me shfaqjen e Hёnёs sё Plotё nё 27 Shtator, do tё nis njё diskutim me njё mikun tuaj, i cili do tё vendoset nё fokus. Ndoshta gjatё kёtij eklipsi, njё nga miqtё tuaj do tё martohet ose do tё largohet diku larg jush. Pavarёsisht asaj qё do tё ndodhe, me Saturnin miqёsor dhe inkurajues, ju do të gjeni mënyra për të qëndruar në kontakt me tё. Plutoni do të jetë gjithashtu duke qarkulluar afёr shenjёs suaj, aq sa do t’ju dёrgojё dhurata financiare dhe pushteti. Nëse jeni duke menduar tё nisni njё biznes me njё mikun tuaj, e ardhmja duket pozitive. Po tё lindi nevoja pёr tё gjetur fonde monetare, gjasat janё qё nuk do tё hasni vёshtirёsi gjatё aplikimeve nё banka apo burime te tjera.

Gaforrja

Energjia e madhe kozmike në shtëpinë tuaj të udhëtimit, sugjeron qё ju ti drejtoheni aeroportit. Nёse keni mundёsi, shkёputuni javёn e parё tё Shtatorit, pasi Neptuni, sundimtari i detit, do të jetë mjaft i fuqishёm. Ju keni punuar jashtëzakonisht shumë kohët e fundit, kështu që një ndryshim ambienti do t’ju bёjё shumё mirё nё kёtё periudhё. Nëse keni planifikuar tё bleni njё makinё, bёjeni kёtё para se Mёrkuri tё shkojё nё prapavijё, nga data 17 Shtator deri nё 9 Tetor, njё periudhё jo e mirё pёr tё blerё pajisje elektrike apo automjete. Eklipsi diellor i Shtatorit, një Hënë e Plotë e cila do tё shfaqet nё 12 – 13 Shtator, do të sjellë një tjetër arsye për të udhëtuar, këtë herë më shumë gjasa pёr t’ju çuar nё njё vend malor. Po jeni nё njё marrёdhёnie serioze, partneri juaj do të jetë entuziast për t’ju shoqёruar kudo qё tё vendosni qё tё shkoni. Afёrdita dhe Mёrkuri do të jenë të pozicionuar bukur me njёri tjetrin, kështu që udhëtimi juaj do të jetë i qetë, edhe pse Mёrkuri është duke u bёrё gati tё shkojё nё prapavijё. Kujdesuni pёr sendet tuaja personale, si portofolin tuaj, syzet, syzet e diellit, e kështu me radhë dhe vendosni emrin ne valixhen tuaj nё rast se e humbisni. Para se të niseni diku, sigurohuni qё tё keni gjithçka me vete - çdo gjё mund tё ndodhё nёse Mёrkuri ёshtё nё prapavijё. Nё 23- 24 Shtator Dielli dhe Marsi do të shkojnë në sektorin tuaj të udhëtimit, duke nxitur dёshirёn pёr tё udhёtuar akoma mё shumё nё qytetet afёr vendbanimit tuaj; njё trend ky qё do tё vazhdojё deri nё mes të Nëntorit. Jini tё kujdesshёm pёr lajme në karrierën tuaj, pasi një klient ose shef i madh ka vendosur tё bёje me dije njё largim. Kjo mund të ndodhë brenda javes qё do tё shfaqet eklipsi i Hënës, në shenjen e Dashit, mё 27 Shtator. Edhe pse pothuajse të gjithë eklipset dërgojnё lajme tё papritura, ky eklips do të ketё mbështetjen e Saturnit dhe Plutonit. Edhe pse ju mund tё thoni mё zё tё lartё “Ky eklips është i keq!" pushoni dhe jepini pak kohë – Aspektet yjore sugjerojnë se mё nё fund ju do të bini dakord se në fund të fundit, ndryshimi do tё jetё pёr mirё. Shpenzimet tuaja kanё qёne tё larta javёt e fundit, duke filluar qё prej 9 Gushtit, por rrjedha e parave nga llogaria juaj rrjedhëse do të ngadalësohet sapo tё fillojё java e tretë e Shtatorit. Afёrdita dhe Marsi do të bashkojnë forcat në 1-2 Shtator dhe të dy do t’i dërgojnë një rreze të artë Uranit, duke treguar se ka shumё mundёsi qё ju tё arrini njё fitore të papritur nё karrierën tuaj, nga e cila do tё arrini tё ardhura, duartrokitje dhe lavdërime. Më shumë lajme tё gёzueshme nё karrierën tuaj, ka të ngjarë tё merrni nё 8 Shtator, kur Marsi do të hyjë në bisedë me Uranin ; dhe më 22 Shtator, kur Afёrdita do tё kontaktojё direkt me Uranin. Ju keni shumë mundësi për tё patur arritje tё mёdha profesionale nё muajin Shtator - përfitoni maksimumin prej saj! Nёse merrni njё vendim të rëndësishëm ose nёnshkruani njё marrëveshje më 23 Shtator, tё jeni tё sigurt se ajo do tё jetё pothuajse e pёrhershme, falё bashkimit tё Diellit me planetin e Saturnit. Në aspektin e dashurisë, Saturni ka qenë i vendosur nё shenjёn tuaj të dashurisë që nga mesi i muajit Qershor, por lajmi i mirë është se Saturni përfundimisht do të largohet nga sektori juaj i dashurisë më 17 Shtator, për të mos u kthyer më aty deri në Nëntor 2041. Gjatë tre viteve të fundit ju mund të keni hasur shumë pengesa në lidhje me sferёn e dashurisё. Ndoshta ju dhe partneri juaj, ishit larg fizikisht nga njёri tjetri, pёr shkak tё vendbanimeve tё ndryshme, apo ishit tё dashurur me një partner i cili duhet tё studionte pёr njё kohё tё gjatё (mjekesi ndoshta). Ose, partneri juaj i ri mund të jetë ende i përfshirë emocionalisht me dikë tjetër, ose tё jetё i lënduar nga një marrëdhënie e mëparshme dhe ende nuk është i gatshëm për tё hyrё nё njё marrёdhёnie tё re. Të gjitha këto pengesa tani do të zhduken si me magji, sepse situata rreth partnerit tuaj do të ndryshojë dhe do tё pёrmirёsohet. Saturni u jep njerёzve mësime jete - ju do të shihni sesa i dashur do tё jeni dhe sa i gatshёm pёr tё ndihmuar, tani qё Saturni largohet. Luani Jupiteri e nisi rrugёtimin e tij nga shenja e Luanit muajin e kaluar, duke ja kaluar titullin mbretёror Virgjëreshёs. Ju tani do të fillni periudhën më të dobishme financiare qё keni parë ndonjëherë. Kishte njё mundёsi qё kёtё lёvizje bujare financiare ta shikonit nё javën e fundit të Gushtit, por nëse nuk ka ndodhur atёherё, padyshim qё ky muaj do të jetë veçanërisht i fuqishёm pёr ju. Ky paraqet një trend që do të vazhdojë një vit të plotë, deri në Shtator tё vitit 2016. Në javën e parë të shtatorit, kujdesuni pёr tё gjitha marrëdhëniet financiare që i konsideroni si hyrёse, pasi Neptuni do të jetë aktiv dhe ndoshta mund të mjegullojё pamjen. Pyesni pёr njё informacion tё detajuar. Nё varёsi tё rёndёsisё sё çёshtjes, do tё hartoni edhe pyetjet e pёr palёn tjetёr. Koha më e mirë për të arritur njё marrëveshje tё rёndёsishme ёshtё pasi tё shfaqet Hёna e Re nё shenjёn e Virgjëreshёs, mё 12-13 Shtator, kur situata do tё qartёsohet dukshёm. Plutoni, një central elektrik i madh, do të përkrahё Hënën e Re, qё do tё shfaqet nё sektorin e detyrave dhe punёve tё përditëshme, ku Saturni do tё mbeshtesё cdo marrёveshje dhe detyrё tё marrё pёrsipёr. Në fushёn e romancës, një nga ditët tuaja më të bukura të vitit do të jetë 1-2 Shtatori, kur Afёrdita dhe Marsi do të kenё një takim legjendar, në shenjёn e Luanit, për herë të pare gjatё pas shumё kohёsh. Çfarë ditë e mrekullueshme do tё jetё! Ju do të jeni nё vёmendjen e admiruesve, pasi pothuajse askush nuk do të jetë në gjendje t'i rezistojё sharmit tuaj. Nëse ditëlindja juaj bie brenda pesë ditëve nga data 6 Gusht, ju do të jeni fituesi i padiskutueshёm i çmimit tё pare. Nëse ju tashmë keni gjetur dashurinë tuaj të vërtetë, atëherë festojeni atё me njeriun tuaj tё zemrёs, duke shijuar njё darkё tё kёndshme nё njё restorant të bukur. Afёrdita do të jetë nё prapavijё nё 1 Shtator, por do të kthehet nё qarkullim të drejtpërdrejtë nё 6 Shtator. Nëse jeni vetëm dhe do të takoni dikё qё nuk e njihni, por qё ju intrigon, bёni rolin e tё vёshtirёs – nuk duhet tё tregoheni e disponueshme menjёherё, por duhet tё prisni mё shumё se dy javё. Marsi do të vazhdojë të udhëtojë nё shenjёn e Luanit dhe do të qëndrojë nё kёtё shenjё deri nё 24 Shtator. Praktikisht, planeti i Marsit tani ёshtё duke ju vendosur ne njё podium, me njё mikrofon nё dorё dhe gati pёr tё konkurruar kёdo, pasi do tё jeni nё avantazh, duke patur Marsin nё krahun tuaj. Idetё qё do të paraqisni tani, qoftë në jetën tuaj private apo në karrierën tuaj, do të kenё mundёsinё të pranohen, nëse ju i paraqisni shkurtimisht ato gjatё tre javëve tё para të muajit Shtator. Duke pasur Marsin në shenjёn e Luanit, ju do tё keni avantazhin tё keni situatёn nё dorё, guximin dhe mё shumё energji se zakonisht, por edhe tё krijoni njё atmosferё tё nxehtё pasionante, ku askush nuk mund t’ju rezistojё.

Virgjёresha

Sa e mrekullueshme ёshtё te jesh nё shenjёn e Virgjëreshёs nё kёto momente! Jupiteri tani është duke vizituar një shenjë zodiaku dhe do tё qёndrojё aty pёr dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Ju keni pritur dymbëdhjetë vjet për këtë privilegj. Muajin e kaluar, keni pasur një Hënë tё Re shumё tё rëndësishme nё sektorin e martesës dhe angazhimit. Kёshtu, mund tё ndodhё qё sapo tё fillojё muaji Shtator, ju do tё merrni nё konsideratё një angazhim të mundshëm qё mund tё finalizohet sё shpejti. Neptuni ka luajtur njё rol vendimtar nё kёtё Hënë të Re, një tregues ky qё sygjeron se duhet ta njihni personin shumë mirë para se të hyni në ndonjë marrëveshje kontraktuale – pasi Neptuni mund tё turbullojё pamjen. Afёrdita do të takohet me Marsin nё 1-2 Shtator, një vibrim ky shumë romantik, qё do tё behet nё shtëpinë tuaj të sekreteve. Kini kujdes nga një marrëdhënie kalimtare - bashkimi juaj ka të ngjarë të ndodhё sё shpejti, kur Afёrdita dhe Marsi do tё shkojnё drejt shenjёs sё Virgjëreshёs në muajin Tetor. Bёhuni pёrzgjedhёs. Ju jeni tani në periudhën mё tё mirën pёrgjatё njё dekade, pёr tё realizuar dashurinё tuaj tё vёrtetё, prandaj mos i humbisni vibracionet tuaj të arta, mbi dikë që nuk është në dispozicion dhe jo të denjë për dashurinë tuaj. Faza më e mirë e jetës është akoma rrugёs dhe do tё vijё brenda kёtij viti. Virgjereshat e lindura nё fund të Gushtit, do të jenё tё parat qё do tё ndiejnё shkёlqimin e artё tё njё pune tradicionale tё kombinuar me Jupiterin e dhuratave. . Një eklips i fuqishëm Diellor do tё shfaqet nё shenjёn e Virgjereshёs rreth datёs 12-13 Shtator. Ndryshimet do të jenё pozitive dhe do t’ju ndihmojnё qё tё merrni vendime, pёr tё cilat do tё filloni tё ndiheni mё tё sigurt dhe të vendosur. Plutoni do të jetë gjithashtu, nё njё pozicion tё mirё me kёtё Hёnё tё Re, duke shtuar mundësinë për një romancë të re. Mёrkuri, planeti qё udhёheq shenjёn tuaj, do tё shkojё nё prapavijё nga data 17 Shtator deri më 9 Tetor; këtë herë, Mërkuri do të jetë në shenjёn e Peshores, ndoshta duke ngadalësuar pagesat nё formё borxhi qё ju detyrohen tё tjerёt. Jini optimist! Filloni njoftoni personat qё ju kanё borxh derisa t’ju shlyejnё detyrimet. Kur Marsi rrotullohet rreth shenjes sё Virgjëreshes, nga data 24 Shtator deri më 12 Nëntor, mund tё filloni të zbuloni një forcë të brendshme që ju nuk keni qenë të vetëdijshëm se mund ta kishit. Është një moment shumё emocionues pёr tё qenё i shenjёs sё Virgjereshёs, pasi nё axhendёn tuaj do tё ketё njerez kaq tё rёndёsishёm sa ju nuk i kishit ёndёrruar ndonjёherё. Tё gjitha qёllimet tuaja, do tё bёhen realitet së shpejti. Fundi i Shtatorit do të sjellë një tjetër ngjarje të madhe kozmike; njё eklips të Hënës së Plotё nё shtëpinë tuaj financiare, mё 27 Shtator. Ju mund ti keni patur paratё pёr njё çёshtje tё ndjeshme pёrgjatё dy viteve tё fundit, por ky eklips duket se do tё sjellё njё përfundim tё kënaqshëm, pas njё periudhe tё gjatё diskutimesh, debatesh dhe mosmarrëveshjesh në lidhje me paratë. Plutoni do të jetë shumë miqësor, duke treguar një vendosmëri që do t’ju duhet kёtё periudhё. Saturni do t’ju shtojë ndjenjën tuaj të sigurisë gjithashtu. Mё nё fund, ju do tё merrni lajme tё mira, cdo ditё nё formё tё ndryshme.

Peshorja

Një projekt nё aspektin personal apo nё atё tё karrierës, i cili kishte pushtuar plotёsisht imagjinatёn tuaj, tani ka marrё formё pёrfundimtare dhe është gati t'ju sjellë një ndjenjë të tё thellё krenarie. Ju tashmё mund tё filloni tё dorёzoni detyrat e vjetra nё fillim tё Shtatorit dhe tё bёheni gati për një tjetër projekt krijues, qё ka gjasa tё pёrfshijё edhe shtёpinё tuaj. Nëse është kështu, kjo do të vijë në sajë të eklipsit diellor më 12-13 Shtator. Një nga miqtë tuaj, do të jetё i gatshëm për t’ju ndihmuar, duke ju këshilluar për çdo pyetje që mund të keni - një e vërtetë kjo qё do ta vini re në momentin qё do tё shfaqet eklipsi. Do tё ketё përfitime të tjera që ju mund të merrni nga eklipsi diellor i Hёnёs sё Re, i datёs 12- 13 Shtator. Nëse ju keni qenë të shqetësuar nga një situatё e pёrsёritur psikologjike, frikёra tё ndryshme, apo makthe tё vazhdueshme, ju do të doni të kërkoni këshilla dhe udhëzime nga një psikoterapist, kёshillues, udhëheqës fetar, apo të tjerё profesionistё, në ditët që pasojnë kёtё eklips. Plutoni, transformuesi i madh i situatave, do të jetë në pozitë ideale për t'ju ndihmuar të kapërceni kёtё sfidё dhe me Saturnin në kënd tё mirë, rezultati do të jetё jo vetem pozitiv, por edhe i qёndrueshёm nё kohё. Njё moment tjetёr i rёndёsishёm i kёtij muaji, do tё jetё njё tjetёr eklips i Hёnёs sё Plotё, qё do tё shfaqet nё 27 Shtator, i cili do tё vendosё nё fokusin tuaj njё marrёdhёnie te ngushtё partneriteti, qoftё dashurore, apo biznesi. Nё ditёt qё pasojnё kёtё eklips, ju mund të dëgjoni diçka në lidhje me partnerin tuaj, që do t’ju trondisё dhe do t’ju bёjё tё vini nё diskutim tё ardhmen tuaj sebashku apo tё mendoni tё largoheni pёrfundimisht prej tij/saj. Me Neptunin nё shenjёn tuaj, duhet tё jeni i kujdesshёm dhe tё mos merrni vendime tё nxituara, pasi dihet qё Neptuni ka prirjen qё t’i bёjё konfuze situatat. Disa nga eklipset e tё kaluarës, që kanë mbërritur në shenjёn e Peshores dhe Dashit, kanë sjellё periudha të vështira për ju ( pёr shembull ai i 15 Prillit dhe 8 Tetorit tё vitit 2014), por në krahasim me ato eklipse, ky do tё ketё efekte me tё lehta se paraardhesit e tij. Plutoni do të jetë mjaft i dobishёm, duke treguar se një jetë e re po ju pret nё aspektin personal. Ju mund të transferoheni, ose ju sё shpejti mund tё vendosni të martoheni me tё dashurin tuaj. Saturni do të jetë miqësore, kështu që vendimet qё do tё merrni nё lidhje me çёshtjet e familjes do tё jenё tё qendrueshme dhe afatgjata nё kohё. Plutoni ka dalё nga faza pasive kёtё muaj, një tjetër tregues ky se jeta juaj në shtëpi së shpejti do të bëhet më emocionuese pёr ju. Marsi udhёheq shenjёn e Dashit dhe ndёrkohё do tё jetё duke lёvizur pranё orbitёs sё Jupiterit, planetit tё fatit të mirë. Kjo do tё thotë se zgjidhja përfundimtare e çështjes qё ёshtё në mendjen tuaj, do tё jetё nё favorin tuaj. Nëse jeni beqarё, nuk do t’i ndieni efektet e eklipsit aq sa Peshoret e angazhuara nё njё lidhje serioze. Ata qe janё nё kёrkim tё dashurisё kёtё periudhё, dikush do t’ju prezantojё me njё person interesant nё 1 Shtator, kur Afёrdita, sundimtari juaj, do të takohet me të dashurin e saj, planetin e Marsit dhe së bashku do të krijojnë një mbrëmje të mbushur me dashuri dhe romancё. Kjo është një datë e rëndësishme për të gjithë Peshoret, sepse ёshtё njё bashkim i rrallё i dy planeteve tё dashurisё dhe pasionit. Ska rendesi nёse jeni vetem apo nё çift – kjo do jetё njё mbremje qё do ta mbani mend gjatё. Afёrdita ka qene nё prapavije qё prej 25 Korrikut, duke e bere atё mё tё dobёt se zakonisht, por do tё kthehet nё qarkullim direkt mё 6 Shtator. Ndonёse nё 1 Shtator, dikush do tё shprehё interes tё takohet me ju, gjatё javeve nё vijim, gjёrat do tё konkretizohen, falё kthimit tё Afёrditёs nё fazёn aktive. Një tjetër datë e veçantё pёr ju do tё jetё 8 Shtatori, kur planeti i Marsit (energjia) dhe Uranit (befasia) do të punojnë së bashku, për të krijuar një atmosferë tё kendshme. Por duhet tё jeni tё vemendshёm edhe nё datёn 22 Shtator, kur Afёrdita dhe Urani, mund t’ju bёjnё qё t’ju rrahё zemra fort pёr dikё special – nёse jeni beqarё – por edhe ata qё janё tё lidhur, do ta ndiejnё kёtё efekt magjik. Merkuri do tё jetё nё prapavijё nё shenjёn e Peshores këtë muaj, nga data 17 Shtator deri nё 9 Tetor, prandaj sygjeroj qё tё shmangni sa tё mundni nёnshkrimin e letrave tё rëndësishme ketё periudhё. Mundohuni ti pёrfundoni kёto punё (nёnshkrim dhe dorezim dokumentesh) nё fillim tё muajit. Ju do të shikoni se pas datёs 17 Shtator, projektet tuaja do tё fillojne tё ngadalёsohen dhe vetёm pas datёs 9 Nentor, keni pёr tё filluar punё normalisht. Tregohuni te mençur dhe tё duruar, sepse rezultatet do te jene mbresёlёnёse, nёse ndiqni kёshillat e yjeve.

Akrepi

Nëse keni qenë aksioner nё njё kompani apo shoqёri burse, lajmet qe do tё vijnё do t’ju emocionojnё shumё, pasi do tё tregojnё se fitimet tuaja kanё arritur majat. Tё gjithё njerёzit do tё duan tё kenё tё bёjnё me ju, pasi ju gёzoni njё reputacion shumё tё mirё nё kёto momente. Karriera juaj ka qenë duke njohur vetёm rritje dhe tani me takimin e Marsit dhe Afёrditёs, në shtëpinë tuaj tё dhjetë të famës dhe nderimeve, ju do të bёheni edhe mё shumё popullor tek njerёzit e rёndёsishёm nё punё, por edhe tek vartёsit tuaj, sapo tё fillojё muaji. Ju po arrini suksese tё njёpasnjёshme nё punё, i dashur Akrep! Afёrdita ёshtё ende nё prapavijё, por do tё kthehet nё fazёn aktive mё 6 Shtator, një moment ky qё do tё sjellё njё rritje tё popullaritetit tuaj nё stratosferë. Gjatë tre viteve të fundit, ju keni qene nё periudhё testimi nё lidhje me karrierën tuaj, për shkak të pozicionit të Saturnit në shenjёn e Akrepit, por tani kёto ditё janё vetёm njё kujtim. Saturni do të largohet nga shenja e Akrepit më 27 Shtator, për të mos u kthyer më deri në Nëntor tё vitit 2041 (!) Kështu që ju do tё jeni vetёm duke shijuar frytet e punёs suaj tё madhe dhe tё lodhshme tё kёtyre viteve. Fundi i Gushtit ka patur momente argёtuese nё aspektin shoqeror, por ju nuk e dini se ky ka qenё vetem fillimi i atyre qё ju presin. Zhvillimet më të kënaqshme nё jetën sociale nuk do tё jenё vetёm kёtё muaj, por edhe në muajt qё do tё vinё. Ju keni shpenzuar shumë kohë pёr karrierën tuaj, por për fat të mirё, yjet do tё bёjnё tё mundur qё tё keni edhe njё jetё mё tё balancuar midis shoqёrisё, miqve dhe dashurisё. Planifikoni qё tё takoni miq, tё cilёt keni shumё kohё pa i parё, pasi tё shfaqet eklipsi i Hënës së Re nё 12-13 Shtator. Ndonёse ka shumё mundёsi qё njё mik i ngushtё juaji do tё bёhet gati pёr tu larguar nga rrethi juaj shoqёror, pёr shkak tё njё transferimi apo ndoshta martese tё largёt, ju tashmё keni pёr tё bёrё miq tё tjerё tё rinj, me tё cilёt do tё kaloni kohёn tuaj tё lirё. Ju do të shihni se ky trend, do të fillojë menjёherё pas shfaqjes sё eklipsit, nё 13 Shtator. Mёrkuri do të shkojë nё prapavijё, nё sektorin tuaj tё dymbëdhjetë, nё zonёn e privatësisë, nga data 17 Shtator deri 9 Tetor. Sigurohuni qё tё gjitha punёt e rёndёsishme, ti keni pёrfunduar para se Mёrkuri tё shkoje nё fazёn pasive. Eklipsi i Hёnё sё Plotё qё do tё shfaqet nё shenjёn e Dashit nё Datёn 27 Shtator, do të sjellë ndryshime në aspektin e punёs ose në lidhje me shëndetin tuaj. Edhe pse në fillim ju mund të ndiheni disi i tronditur nga lajmi, me Saturnin miqësor, të ardhurat tuaja do të jenё tё mbrojtura dhe nëse bёhet fjalё pёr shendetin, me shumё gjasa sigurimi shëndetësor do t’i mbulojë tё gjitha shpenzimet. Në punë, ju mund të zbuloni se asistenti juaj mё i besuar është gati të largohet, duke ju lënë njё shije tё hidhur zhgёnjimi. Ky mund të jetë një moment nervozizmi pёr ju, por Plutoni, tani në sektorin tuaj të komunikimit, do t’ju ndihmojё qё tё bisedoni me njerёzit tuaj dhe tё siguroni tё dhëna të vlefshme, sesi të gjeni një staf tё ri. Nuk keni pse tё shqetësoheni, sepse aspektet yjore duken me ngjyra të ndezura, qё do tё thotё se ju mund tё arrini tё gjeni dikё akoma mё tё mirё se ai qё iku. Ju keni çdo arsye pёr tё qenё optimist, Akrep!

Shigjetari

Kur është fjala për karrierën, lajmet qё do tё merrni janё kaq tё mrekullueshme, saqë mund tё ndiheni sikur lundroni në një univers paralel, ku çdo ëndërr karriere që keni imagjinuar ndonjëherë për veten tuaj, tani do tё behet realitet nga zana e dëshirave. Sundimtari i shenjës tuaj, ai që udhëheq fatin e mirë, Jupiteri, ёshtё vendosur tani në një pozitë të shkëlqyer, në krye të hartës tuaj astrologjike dhe është ende në orbitë pranë Diellit. Ju mund të keni parë se sa e frytshme u bё karriera juaj në fund të Gushtit dhe në fillim të Shtatorit, prej nga do të shpalosen ngjarjet, që do të tregojnë sesa shumë e kanё vlerësuar punёn tuaj bashkёpunёtoret, tё cilёt mbështeten tek ju për gjykimin tuaj të shëndoshë dhe per krijimtarinë qё ofroni. Eklipsi diellor i Hënës sё Re, në datat 12-13 Shtator, do të sjellë ngjarje që do të shfaqin njё trend energjik në ditët që pasojnë. Plutoni do të jetë në një pozitë të fortë dhe ju do tё shihni qё nuk do tё jeni mё nё pozicionin ku keni "tё gjithë lavdinë, por pa shpërblimin monetar" - por në vend të kësaj, ju do të jeni në pozitën ku do tё negocioni për pozicionin dhe pagёn tuaj, me qёllim arritjen e suksesit tё merituar. Marsi do të hyjë në sektorin tuaj të famës nga 24 Shtatori deri më 12 Nëntor dhe do t'ju vendosё në qendër të vëmendjes. Emri juaj do të jetë në buzët e pothuajse të gjithëve atyre që punojnë në industrinë tuaj. Do tё shihni se gjatё tre muajve tё fundit tё vitit, ju do tё arrini gjithё progresin qё jo përgjatë tremujorit të fundit të vitit - duhet tju sjellë të gjithë progresinqë ju gjithmonë keni kërkuar. Realizimi i ëndrrës do të fillojë tani. Një njoftim tjetër për ju tё shenjёs sё Shigjetarit është se, Afёrdita ka qenë nё prapavijё që nga data 25 Korrik dhe tani do të kthehet direkt në datën 6 Shtator. Të gjithё sektorёt e jetës do të bëhen më të gjalla, sepse kur Afёrdita është pasive, situatat kanë tendencën të jenë jo fort të këndshme. Kjo do të ndryshojë tashmë, dhe ju do ta përqafoni ndryshimin me gёzimin mё tё madh. Edhe pse Afёrdita ende nuk do të jetё nё lëvizje direkte në 1 Shtator, ajo ditë mund të kthehet të jetë një moment shumë tё veçantë, kur Afёrdita dhe Marsi - dy të dashuruarit kozmike të zodiakut - do të bëjnë një takim të rrallë, në një nga shenjat që është e përkryer për ju:

Luani

Planetet kozmike tё dashurisë do të takohen në sektorin tuaj të udhëtimit, duke e bërë kёtё një kohë ideale për të shkuar me pushime. Ju do të rrezatoni magnetizëm dhe do tё argëtoheni shumё, kёshtu qё dashuria nuk do të vonojё tё shfaqet para jush. Nëse jeni beqar/e, rrethoni datën 8 Shtator në kalendarin tuaj, kur energjiku Mars dhe Urani i tё papriturave, do tё bashkohen dhe do tё fokusohen në sektorin tuaj tё romancёs, duke nxitur një romancë intriguese, ndёrsa njё takim fatal mund të ndodhë krejt papritur. Nëse jeni të lidhur, atëherë qëndroni spontan dhe të qeshur - partneri juaj do t'ju adhurojё dhe do të jetë i frymëzuar për t'u bërë si ju. Ndёrmerrni njё udhëtim afër datёs 22 Shtator - ju mund të gjeni dashurinë në vende të largëta, ose tё ndizni zjarrin e dashurisë me partnerin tuaj të tanishёm. Dashuria, fëmijët dhe një projekt krijues do të jenë tema që do t’ju ngacmojnё gjatё eklipsit tё Hёnёs sё Plotё më 27 Shtator. E ardhmja është disi me emocione tё perziera, por ky eklips do të marrё mbështetje nga Saturni në shenjёn e Shigjetarit, që tregon se ju do të keni njё mision tё ri - të krijoni një jetë stabёl dhe të qetë- një qëllim ky qё tashmё mund tё realizohet. Megjithatë, Neptuni i pozicionuar në shenjёn e Peshqve, do të kundërshtojë Marsin, kështu që diçka në lidhje me atë që keni mësuar mund te duket konfuze, ose jo plotësisht e kuptueshme - ndaj këshilla ime është tё mos nxitoni për të gjykuar askёnd. Ju mund të merrni tё dhёna për disa çështje, por do t’ju duhet të gërmoni shume me durim për seicilin prej tyre. Ndonjëherë kjo lloj situate tregon për një rast keqkuptimi dhe herë të tjera tregon për një person i cili dëshiron të mbajë informata të caktuara të fshehura nga ju. Ju mund të gjeni çdo gjë që dëshironi të dini, nëse merreni intensivisht me kёtё. Në mënyrë të qartë, diçka ka arritur tashmë pikёn kritike, sepse kjo do të jetë një Hënë e Plotë, qё i bёn gjёrat tё arrijё tё dalin nё sipёrfaqe. Në qoftë se jeni duke shpresuar për një fëmijë nё familjen tuaj, do tё filloni diskutimet pёr njё shtatzani, por ndoshta edhe pёr njё projekt krijues tё rёndёsishёm. Afёrdita do të jetё shumё bashkёpunuese, duke lëvizur përmes Luanit, një shenjë zjarri njësoj si shenja juaj, e cila do ti shtojё bukurisё suaj njё sharm tё papёrballueshёm. Ky muaj do tё jetё i paharrueshёm pёr ju, i dashur Shigjetar!

Bricjapi

Ju jeni shumё i ngazëllyer ndёrsa po eksploroni qytete, fshatra, brigje dhe vende te panjohura, plot me histori dhe emocione te reja. Shumё prej Bricjapeve i kane filluar pushimet nё fund tё Gushtit dhe ndёrkohё qё Shtatori po fillon, ju nuk po shihni akoma arsye pёr t’u kthyer nё shtёpi. Kjo ndodh sepse tё gjithё vibrimet planetare, favorizojnё temat ndёrkombetare pёr shenjёn tuaj. Ndoshta ju mund të jeni duke u përgatitur për të studiuar jashtë vendit, ose mund të aplikoni për një grant për të kryer një projekt kërkimor në një vend të huaj. Nëse keni të bëni me një çështje të emigracionit, si për shembull një vizë, kartë jeshile apo pasaportë, ju jeni më afër realizimit te saj me sukses, sesa mund ta mendoni. Mundesitё janё qё ky trend do tё vazhdojё akoma mё gjatё, falё edhe eklipsit te datёs 12-13 Shtator, i cili do tё rrisё akoma mё shumё mundësitё qё ju tё udhëtoni dhe të takoni njerëz me prejardhje të ndryshme, nga mesi i muajit Shtator dhe muajt nё vijim. Me Plutonin, transformatorin e madh, në kënd ideal me këtë eklips diellor, ndryshimet qё do tё pёrjetoni do tё jenё shumё pozitive. Në qoftë se ju nuk keni mundёsi tё largoheni jashte vendit, me siguri kontaktet ndёrkombёtare do ti keni nepёrmjet telefonit dhe internetit, pasi njё projekt i rёndesishёm ndёrkombёtar do tё nisё sё shpejti. Zhvillime pozitive do tё ketё edhe nё fushen akademike, pёr ata qё janё mёsues ose lektore, apo edhe student te tё gjitha niveleve. Keni pёr tё vёnё re se pёrpjekjet tuaja pёr tё avancuar me tej do tё shpёrblehen. Dёshira juaj pёr progres intelektual do tё gjejё hapёsirё, pasi sektori i intelektualizmit ёshtё mjaft i ndriçuar kёtё periudhё. Nё sektorin e financёs, një lajm i mirë mund të vijë tek ju më 1 Shtator, kur Afёrdita dhe Marsi do tё bashkojnё forcat në shtëpinë tuaj tё tetë të parave. Kalimi i Merkurit nё prapavijё nga data 17 Shtator deri më 9 Tetor do të ngadalësojë progresin tuaj në sektore të ndryshёm. Mos u nxitoni tё nёnshkruani dokumenta tё rёndёsishёm. Apo tё bleni pajisje elektronike deri në mes tё muajit Tetor. Këtë herë Merkuri do tё jetё nё prapavijё nё shenjёn e Peshores dhe nё shtëpinë tuaj të dhjetë të karrierës, kështu që prisni qё karriera juaj të pёrballet me disa vonesa apo pengesa. Gjatё kёsaj periudhe, ёshtё mё mirё qё ju tё përqëndroheni në projekte pothuajse tё pёrfunduara, tё cilat kanё nevojё pёr detajet e fundit, apo nё marrëdhënie biznesi afatgjata, qё mund të rinovohen dhe të forcohen me takime ballë për ballë. Gjatë viteve të fundit, Bricjapёt kanё qenё tё detyruar tё përqëndrohen në çёshtjet e shtëpisё dhe janё transferuar nga banesat e veta me shumё se njё herё. Tani një eklips i Hёnёs se Plotё nё shenjёn e Dashit, qё do tё shfaqet nё 27 Shtator, do tё sjellё sёrish ndryshime nё jetёn tuaj familjare. Ju mund të mendoni tё ndёrroni shtёpi nё kёtё datё, ose tё rinovoni shtёpinё apo tё pёrfundoni njё projekt konstruktimi. Ju mund të dëgjoni se një anëtar i familjes tuaj, i cili është i afërt për ju, mund tё largohet nё njё distancё tё largёt, pasi eklipset Hënore shpesh sjellin perfundime drastike, qё ndikojnë fuqishëm tek njerёzit, sidomos emocionalisht. Megjithatë, ndryshimet që ju do tё shihni në shtëpinë tuaj apo familjen, tani duket se do tё jenё nё avantazhin tuaj. Nëse nuk arrini ta shihni kёtё tani, koha do ta tregojё. Ndryshimet e mёdha nё jetё, sidomos ato qё lidhen me shtёpinё, zakonisht kërkojnë fonde të mëdha financiare, por duket se ju do t’i gjeni të gjitha paratë që ju nevojiten për të dalё nga situata.

Ujori

Riorganizimi i menjёhershёm i financave do të jetë nё mendjen tuaj, sapo tё fillojё muaji Shtator. Duket se gjёrat kanё shkuar jashtëzakonisht mire nё aspektin financiar, gjatё muajit Gusht dhe tё ardhurat financiare tani do tё kenё nevojё pёr njё rishikim të plotë të investimeve si dhe përvetësim tё fondeve për qëllime tё ndryshme. Fokusi nё sektorin e tё ardhurave do tё theksohet me shfaqjen e Hёnёs sё Re nё 12 – 13 Shtator, kur më shumë lekё do tё vijnё drejt jush dhe përsëri ju do të duhet të vendosni si t’i menaxhoni ato. Ndoshta njё trashёgimi qё po e prisnit, apo njё shpёrblim si pasojё e njё kompeticioni, do jenё ato qё do tё hyjnё nё portofolin tuaj. Por nuk pёrjashtohet mundёsia qё tё fitoni njё çёshtje gjyqsore dhe tё merrni njё dёmshpёrblim qё ju takon. Nё aspektin e dashurisё dhe romancёs, Marsi do të përqafojë plot dashuri planetin e Afёrditёs nё datat 1- 2 Shtator, duke shkaktuar një vibrim shumë romantik dhe të veçantё. Kjo do tё jetё diçka e mrekullueshme për ju, pasi këta dy të dashuruar kozmike, do të takohen në sektorin tuaj martesës. Të dy planetet do të gjenden në shenjën tuaj tё kundërt tё Luanit dhe do të jenë në njё kënd ideal me Uranin, sundimtarin tuaj, në sektorin tuaj të udhëtimit - duke nënkuptuar që ju mund të vendosni nё mёnyrё tё papritur të ndёrmerrni një udhëtim. A mund të jetë ky një muaj mjalti? Ndoshta, gjithçka mund tё ndodhё me planetin e surprizave te befasishme, Uranin. Mёrkuri udhёheq sektorin tuaj të dashurisë, kështu që tani që ky planet është bёrё gati tё shkojё nё prapavijё, nga data 17 Shtator deri më 9 Tetor, ju mund të vendosni qё tё rindizni një marrëdhënie dashurore tё pёrfunduar kohё mё parё, pёr tu bindur nёse ka akoma shkёndija dashurie midis jush. Ky ёshtё momenti i duhur pёr ta testuar kёtё gjё, nёse vertet e dёshironi. Por kjo periudhё nuk ёshtё aspak e pёrshtatshme për të filluar sipërmarrje ose marrëdhënie ndёrpersonale të reja, pasi me Mёrkurin nё prapavije, fokusi ёshtё tek marrёdheniet e tё kaluarёs, jo tek ato tё tё ardhmes Eklipsi i Hënёs sё Plotё, i 27 Shtatorit, ka tё ngjarё t’ju nxisё qё tё niseni pёr njё udhёtim tё cilin mezi e keni pritur. Partneri juaj do t’ju shoqёroje, por ndoshta ky mund te jete edhe nje partner biznesi, jo vetem romantik. Nëse e ndёrmerrni kёtё udhёtim pёr punё, gjasat janё qё tё arrini njё marrёveshje shumё tё kenaqshme me klientin tuaj, e cila do te gjenerojё fitime te konsiderueshme ne tё ardhmen. Por duke qenё se Mёrkuri do tё shkojё nё prapavije, ju kёshilloj qё tё mos firmosni kontratёn finale derisa ky planet tё kthehet nё fazёn aktive. Prisni deri nё Tetor per tё qenё tё sigurtё qё gjerat do tё shkojne mirё. Ndërkohë, Saturni do të shkojë përsëri në sektorin e njerëzve / shokëve / grupeve dhe ngjarjeve sociale, më 17 Shtator dhe do tё qёndrojё nё kёёt sektor për dy vitet e ardhshme. Si një Ujor, ju jeni shumë të orientuar drejt ndihmёs se grupeve shoqёrore qё janё nё nevojё apo vulnerabёl. Ju mund të vendosni tё angazhoheni nё aktivitete bamiresie apo përpjekje humanitare, pasi duke bërë punë vullnetare ju do tё ndiheni i vlefshëm. Kjo ёshtё njё mёnyrё shume e mirё pёr tё mbyllur kёtё muaj, Ujor i dashur!

Peshqit

Ky do tё jetё njё muaj i jashtёzakonshёm pёr Peshqit. Nё datёn 1-2 Shtator, njё projekt i ri dhe fitimprurёs, do bёjё tё mundur qё talenti juaj tё dalё nё pah nё njё mёnyrё tё re dhe efektive. Marsi do tё mbetet nё kёtё fushё deri nё datёn 24 Shtator, kёshtu qё ju nё kёtё periudhё do tё keni mjaft projekte qё do t’ju mbajnё tё motivuar. Ju do tё fokusoheni gjithashtu nё njё person tё afёrt e tё dashur, dhe gёzimi qё do tё jeni bashkё do tё jetё i ёmbёl. Nё javёn e fundit tё Gushtit, keni pёrjetuar njё Hёnё tё Plotё tek Peshqit (29 Gusht) dhe ndёrsa ajo solli njё lajm tё rёndёsishёm pёr njё cёshtje zemre, Peshqit qё e kanё ditёlindjen nё fund tё Shkurtit, kanё pёr tё marrё njё kёnaqёsi tё dyfishtё. Eklipsi diellor i Hёnёs sё Re, do tё mbёrrijё nё shenjёn tuaj dhe ndikimi do tё jetё i tillё, qё ju do tё ndiheni tё gatshёm pёr tu fejuar dhe pse jo edhe te martoheni. Ju kёtё periudhё do tё ndiheni shumё tё frymёzuar nё punё ose nё dashuri (ose nё tё dyja bashkё). Megjithatё ndikimi i planetit tё Mёrkurit, nё shenjёn tuaj, do bёjё qё tё keni kujdes nё nёnshkrimin e kontratave. Kjo periudhё do zgjatё nga 19 Shtator deri mё 9 Tetor. Meqёnёse edhe martesa ёshtё njё formё kontrate, nёse ёshtё e mundur prisni tё martoheni pasi Mёrkuri tё kthehet nё fazёn aktive, pra pas datёs 9 Tetor. Edhe pse nuk ёshtё periudhё e favorshme pёr angazhime, ju mund tё kryeni e zhvilloni bisedime. Mos dёrgoni tё ardhura apo tё bleni bileta ajrore, sepse mund t’ju duhet t’i ndryshoni mё vonё e kjo do t’ju kushtonte kohe dhe para. Mёrkuri do tё jetё nё prapavijё nё sektorin tuaj tё financave, njё arsye mё tepёr tё bёni kujdes me blerjet si artikuj elektronikё ose edhe makinё. Ju keni qenё nёn ndikimin e disa eklipseve tё vёshtira, por eklipsi i Hёnёs sё Plotё nё datёn 27 Shtator, do tё jetё pozitiv dhe do tё pёrmirёsojё ndjeshёm financat tuaja. Ju do tё shpёrbleheni me njё rritje tё mirё tё tё ardhurave, falё ndikimit tё Plutonit, i cili do t’ju ofrojё njё mundёsi tё re, qё nuk do tё kishit muindёsi ta zbulonit, pa ndihmёn e njё mikut tuaj. Afёrdita sundon shtёpinё tuaj tё parave, duke pёrfshirё borxhet, taksat, huatё, kapitalet dhe fonde të tjera të kesaj forme. Ky planet ka qenë nё prapavijё që nga 25 Korriku, por do të kthehet nё qarkullim direkt tani, më 6 Shtator. Kjo është një tjetër dëshmi se eklipsi në fund të muajit, do të jetë në një pozitë shumë më të mirë për t'ju ndihmuar pёr të rritur të ardhurat tuaja ose pёr të marrë fonde për të nisur një projekt tё madh. Kjo do tё thotё se kur bёhet fjala pёr paratё, synimet tuaja janё tё qarta. Vazhdoni me kёtё ritёm, tё dashur peshq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat