Horoskopi 4 shtator 2015

Life style

Horoskopi 4 shtator 2015

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 07:28

DASHI 21/3 - 20/4

Marrëdhënia juaj në çift do fillojë të ftohet gjatë kësaj dite. Secili do ketë pikësynime të ndryshme dhe do preferojë të qëndrojnë larg.

DEMI 21/4 - 21/5

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift, sot situata do fillojë të ndryshojë rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Jeta juaj në çift do jetë e bukur sot. Do përkujdeseni edhe për detajet e vogla dhe do e bëni tjetrin të dashurohet edhe njëherë marrëzisht pas jush.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Klima në jetën tuaj në çift do ngrohet mjaft gjatë gjithë kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni më të dashuruar se kurrë më parë.

LUANI 23/7 - 21/8

Do kaloni plot çaste të bukura gjatë kësaj dite. Në planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin, sepse ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha më vonë.

VIRGJËRESHΑ 22/8 - 23/9

Do jeni të përkëdhelurit e yjeve gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit dhe emocionet do jenë të shumta. Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Ditë e bukur dhe e veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do preferoni të bëni asnjë lloj ndryshimi.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do i merrni gjërat më seriozisht sot juve që jeni në një lidhje dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë, sepse jo gjithçka është fushë me lule.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë ditës jetën tuaj në çift sot. Nga ana tjetër ata do ju nxitin të përgatisni surpriza të njëpasnjëshme dhe të dy do ndiheni për mrekulli.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Tregohuni sa më realistë sot në jetën tuaj në çift dhe hidheni çdo hap në bashkëpunim me personin që keni në krah.

UJORI 21/1 - 19/2

Ata që janë në një lidhje, më në fund do afrohen më pranë partnerit te tyre dhe do ia shprehin gjitha ato që kanë menduar prej kohësh.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do ja kaloni mirë me partnerin tuaj sot. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha, sepse në momentin më pak të pritur mund të ndodhe ndonjë gjë e keqe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat