3 rregulla për të kultivuar punonjës të lumtur

Life style

3 rregulla për të kultivuar punonjës të lumtur

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 20:58

Punonjësit e lumtur janë ata që ndihen të vlerësuar, përqëndrohen në çështjet në fjalë dhe që rriten përmes konfliktit.

Ka 3 rregulla të martesës që, rezultojnë të njëjta me rregullat e kultivimit të punonjësve të lumtur.

Është më e rëndësishme të thuash të vlerësoj ju se të dua. Çiftet më të lumtura janë ata që gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit – edhe nëse është duke larë enët. Dashuria nuk është ajo që përcakton ciftet e lumutr – mirënjohja dhe vlerësimi po. Sa më shumë që vlerësojmë dikë, aq më mirë ndihen ata dhe aq më shumë gjasa ka që ata ta kthejnë atë vlerësim. E njëjta gjë vlen dhenë punë. Kjo funksionon vetëm në qoftë se është autentike dhe buron nga zemra.

Mos mbani shënime për pikësh. Kjo është ajo ku shumica e martesave dështojnë dhe sinqerisht ku shumica e kompanive dështojnë. Shpenzoni kohë për të adresuar çështjen e momentit dhe vetëm atë çështje. Bëni këtë dhe mos sulmoni personin, përqëndrohuni në çështje specifike apo problem të caktuara. Mos harroni se e keni rekrutuar dhe thellësisht shqetësoheni për personin përballë dhe se ka të ngjarë që ai të ndihet tmerrësisht keq në lidhje me çështjen apo problemin që po trajtoni.

Mos shkoni kurrë në shtrat të zemëruar (zgjidhni konfliktet tuaja). A keni pasur ndonjëherë një grindje me partnerin/eren tuaj dhe keni fjetur të zemëruar? Është e tmerrshme. Mos e bëni. Kur ju e merrni zemërimin tuaj në shtëpi, zhgënjimi thjesht kompleksohet dhe ja nzirrni inatin dhe frustrimet tuaja të punës njerëzve që ju duan më shumë. Në vend të kësaj, punoni fort për të gjetur një zgjidhje. Shplaosni zhgënjimin dhe përpiquni të zgjidhni divergjencat. Kuptoni se ka vetëm një ‘ne’ brenda kompanisë tuaj. Mos lejoni formësimin, përkeqësimin dhe rritjen e një qëndrimi ‘ne’ kundrejt ‘atyre’. Kjo do të shkatërronte kulturën e vërtetë për të cilën jeni munduar aqfort ta ndërtoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat