Gjashtëvjeçari hero: Dha jetën e tij për të shpëtuar motrën nga dhunuesi

Life style

Gjashtëvjeçari hero: Dha jetën e tij për të shpëtuar motrën nga dhunuesi

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 14:09

Dominik Andujar (6) u vra kur ai u përpoq të shpëtonte motrën e tij 12 vjeçare, e cila u sulmua nga një maniak, ndërsa ajo po flinte. Ai këtë “heroizëm” e pagoi me jetë.

Sulmuesi ishte futur me dhunë në shtëpinë e adoleshentëve dhe pasi ata i kishin rezistuar, ai i kishte prerë të dy në fyt – ku si pasojë e plagëve, vetëm vajza kishte mundur të mbijetonte.

Siç tregojnë rrëfimin mediat e huaja, djaloshi kishte dalë jashtë shtëpisë, edhe pse kishte rrjedhje gjaku – gjë e cila kishte bërë që fqinjët të vërejnë se diçka nuk ishte në rregull.

Osvaldo Rivera (34), një sulmues i cili mori jetën e këtij djaloshi, u dënua me 110 vjet burg. Përndryshe, ai jetonte në afërsi të shtëpisë së familjes së tij në Camden, New Jersey.

“Unë jam një superhero. Unë mbroj njerëzit”, kishte shkruar gjashtëvjeçari në ditarin të cilin familja e kishte marrë nga mësuesi i tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat