Ja pse gruan e do elegante dhe dashnoren të kolme

Life style

Ja pse gruan e do elegante dhe dashnoren të kolme

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 07:44

Burrat i shohin si më tërheqëse gratë e dobëta, sepse ata e lidhin formën e tyre të trupit me rininë, pjellorinë dhe rrezikun e ulët nga sëmundjet. Kështu pretendon një studim i ri nga Universiteti Aberdeen, i cili zbuloi se ‘përshtatshmëria evolucionare’ përcakton atë çka burrat e shohin si më tërheqëse.

Ky zbulim bie në kontradiktë me teoritë e tjera të mëparshme ku thuhej se njerëzit janë më të tërhequr nga llojet e trupave me më tepër dhjamë, sepse historikisht i kanë mbijetuar krizës së urisë.

Profesori John Speakman, i cili ka kontribuar në studim, tha se në kuptimin evolucionar, përshtatshmëria përbëhej nga dy gjëra: mbijetesa dhe aftësia për t’u riprodhuar.

“Ne donim të hetonim atë që i bën të tjerët të përcaktojnë dikë si tërheqës fizikisht”, tha ai. Studiuesi ngriti pyetjen nëse ne ende bëjnë vlerësime për pamjen e jashtme të të tjerëve, bazuar te kuptimi i evolucionit për mbijetesën e tyre në të ardhmen dhe aftësinë riprodhuese.

Shkencëtarët ndërtuan një model matematikor, i cili kombinoi marrëdhëniet mes niveleve të obezitetit, jetëgjatësisë dhe pjellorisë.

Modeli parashikoi se njerëzit i perceptonin femrat me një indeks mase trupore (BMI) nga 24 deri në 24.8 si më tërheqëset fizikisht.

Kjo është e ngjashme me përmasën trupore të Kim Kardashian, përpara shtatzënisë. Kërkuesit më pas testuan parashikimet mbi më shumë se 1300 persona, si meshkuj dhe femra, nga Britania dhe nëntë shtete të tjera.

Pjesëmarrësve iu treguan 21 imazhe femrash me nivele të ndryshme shëndeti dhe iu kërkua që t’i rendisnin nga më pak deri te më shumë tërheqësja.

Në të gjitha popullatat, meshkujt dhe femrat e renditën tërheqjen fizike njëlloj. Imazhet e indeksit të masës trupore më të dobët rreth 19, u përcaktuan si më tërheqëset. Me rritjen e shëndetit mbi atë vlerë, aq më pak tërheqës përcaktoheshin trupa.

Kjo ra në kontrast me parashikimet e modelit matematikor të të qenët i përshtatshëm, që ishte një indeks i masës trupore nga 24 deri në 24.8. Arsyeja për këtë mospërputhje u zbulua kur subjektet u pyetën se sa vjeç mendonin se ishin njerëzit në foto.

Në gjykimin e tyre, ata i vlerësuan njerëzit më të shëndoshë si më të mëdhenj në moshë. Mosha është në vetvete një tregues i fortë i përshtatshmërisë evolucionare.

Kur faktori i moshës u përfshi në një model, u rrit pranimi i trupave më të shëndetshëm, duke korresponduar në imazhe trupore si të Angelina Jolie dhe Gisele Bundchen.

Kjo do të thotë se ne e përcaktojmë dobësinë te femrat tërheqëse sepse e lidhim atë me rininë, një masë trupore nga 17-20 i korrespondon një moshe prej 18-20 vjeç, kohë kur pjelloria është maksimale dhe ka rrezik minimal për sëmundje.

Kjo është e përshtatshme me mentalitetin e europianëve, afrikanëve dhe aziatikëve. Ekspozimi historik ndaj urisë nuk duket se luan një rol të rëndësishëm në lidhjen midis të qenët i shëndoshë dhe të qenët tërheqës.

Profesor John Speakman shtoi: “Duke e vënë këtë në një panoramë evolucionare, ne kuptojmë përse e perceptojmë dobësinë si tërheqëse te femrat. Dukshëm, tanimë problemi i urisë nuk është një faktor i rëndësishëm”.

Shkencëtarët tani duan të kryejnë një studim të ngjashëm për tërheqjen ndaj burrave.

Të famshmit me trupin perfekt?

Në një studim të mëparshëm, i cili mbështet pretendimet më të fundit të studimit të mësipërm, shkencëtarët zbuluan se forma ideale trupore e femrave është këmbëgjatë, e dobët dhe e gjatë, ashtu si Taylor Swift.

Një studim i madh përfshiu rreth 60,000 vullnetarë, të cilët vlerësuan rreth 1000 lloje të ndryshme trupash femërorë. Rezultati ishte se tanimë njerëzit tërhiqen më tepër nga personat e gjatë dhe të hollë, sesa nga ato me forma si të një ore me rërë.

Vullnetarët në studim filluan të eliminojnë ngadalë llojet e trupave që i përcaktonin si më pak tërheqës. Trupat që u eliminuan më shpejt ishin ato që u konsideruan si të shëndoshë, të shkurtër dhe me forma të rrumbullakëta.

Femrat që u vlerësuan më tepër ishin ato të gjata, me mes të hollë, këmbë të gjata, vithe dhe bust të vogël. Pëlqimi trupor megjithatë has në preferenca të ndryshme e të vazhdueshme!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat