Studimi me me 3 mijë femra e meshkuj, ja sa zgjat mesatarisht akti seksual

Life style

Studimi me me 3 mijë femra e meshkuj, ja sa zgjat mesatarisht akti seksual

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 23:40

Marrëdhëniet seksuale mes një çifti zgjasin deri në 12 minuta dhe asnjë sekondë më shumë. Kjo është shifra më e pranuar nga hulumtimet që janë bërë duke përfshirë në studim të posaçëm plot tre mijë meshkuj e femra të cilët kishin raporte në çift. Studimi u realizua nga një organizatë sociale dhe një universitet shtetëror në Kanada, raporton noa.

Psikologët e përfshirë në studimin e gjerë, thanë se një numër shumë i vogël i njerëzve kryejnë marrëdhënie seksuale që zgjatin më shumë se 12 minuta Ky pohim vjen ndërkohë që thëniet se seksi duhet të zgjasë me orë shkaktojnë frustrim te çiftet, të cilat për këtë arsye e konsiderojnë jetën e tyre seksuale si të keqe.

Grupi studimor ku përfshiheshin sociologoë, psikologë, seksologë, andrologë dhe të tjerë specialistë, arriti në përfundimin e bazuar në vëzhgimin e aktivitetit seksual të 1500 çifteve, se për marrëdhënie të përsosura seksuale mjaftojnë nga tre deri në 12 minuta, duke mos e përfshirë paralojën. Shkencëtarët kanë vërtetuar se shumica e çifteve bëjnë seks mesatarisht 7 minuta.

Arsyet për zgjatjen e seksit te disa çifte, sipas ekspertëve, gjenden në faktin se meshkujt e praktikojnë shtyrjen e orgazmës, ose sepse bëhet fjalë për ndonjë disfunksion të ejakulimit, për çka seksi zgjat më shumë. Ndërkohë, ata të cilët kanë probleme me ejakulimin e shpejtuar bëjnë seks më pak se dy minuta. Edhe për ta, seksologët kanë këshilla, siç është ndërrimi i pozicioneve, ndalesat disa herë të penetrimit, etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat