Humb unazën në det ndërsa i bënte propozimin për martesë (Video)

Life style

Humb unazën në det ndërsa i bënte propozimin për martesë (Video)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 07:10

Matthew është një djalosh 25 vjeçar i cili të shtunën e kaluar kishte vendosur t’i bënte propozim për martesë, të fejuarës së tij Kayla. Por kur iu ul në gjunjë, unaza përfundoi në ujë. Pas një ore e gjysmë kërkimesh, për fat, çdo gjë u zgjidh për mirë Matthew Picca është një djalë 25 vjeçar nga Karolina e Veriut (SHBA) i cili të shtunën gjendej me të fejuarën një vit më e vogël, Kayla Harrity, për pushime në Southport.

Kishte vendosur të bënte më në fund propozimin e shumëpritur për martesë, por diçka shkoi keq. Gjendeshin në lokalin “Old American Fish”, kur djali u ul në gjunjë për t’i treguar unazën të fejuarës.

Gabimisht unaza ra në ujë poshtë urës. Të dy mbetën të ngrirë pa thënë asnjë fjalë. “Teksa hapte kutinë, unaza ra dhe përfundoi në det. Nuk arrita as ta shoh. Vura duart në fytyrë dhe nisa të qaj sepse e kuptova sa po mërzitej i fejuari im”, - tregon Kayla. Për fat, disa të pranishëm e ndoqën rënien e unazës dhe u hodhën në ujë për ta gjetur.

Edhe motra e vajzës ndihmoi duke përdorur dritën e celularit. Pas një orë e gjysmë kërkimesh, më në fund unaza u gjet nga Kyle Brusher që u gjend atje dhe ndihmoi çiftin. Me ta marrë sërish në duar, Matthey u përball me thirrjet e të pranishmëve: Bëja sërish propozimin”.

Ndaj djaloshi u ul sërish në gjunjë, por këtë radhë larg detit për të mos e pësuar sërish dhe ia doli që t’ia vendoste unazën në gisht të fejuarës së tij. Përgjigjja e Kayla ishte sigurisht “Po”. Dhe po aq e sigurt se këtë ditë dhe këtë propozim të dyfishtë nuk do ta harrojë dot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat