Ja disa këshilla para se të humbni virgjërinë

Life style

Ja disa këshilla para se të humbni virgjërinë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 13:20

Është e vërtetë që nga përvoja e të tjerëve disa gjëra nuk mund të mësohen, mirëpo këto informacione nga me siguri do t’ju ndihmojnë që më lehtë të kuptoni seksin, para se ta provoni atë lojë të ëmbël.

  • Mashkulli nuk e ka gjithmonë afshin më të lartë se ju.
  • Keni të drejtë të bëni seks me kë të doni dhe sa të doni.
  • Rregullat harroni, vetëm që kini kujdes për mbrojtjen.
  • Seksi është më i bukur me personin të cilin e doni.
  • Femrat në seks duhet të kënaqen njësoj si edhe meshkujt.
  • Seksi i vërtetë dallon plotësisht nga filmat pornografikë.
  • Nuk do të jeni më e vlefshme nëse dikush dëshiron të bëjë seks me ju, por as më pak e vlefshme nëse e refuzoni.
  • Zbuloni çka ju përshtatet dhe kërkoni atë, sepse partneri juaj nuk e ka atë aftësi që t’jua lexojë mendimet.
  • Lirisht thoni “jo”, sepse nëse e kundërshtoni nuk do të thotë se jeni më pak seksi.
  • Baza e seksit të shkëlqyeshëm është të japësh dhe të marrësh njëkohësisht.
  • 50 deri në 70 për qind e femrave përjeton orgazëm pa stimulim të klitorisit.
  • Në rend të parë, përcaktoni se si do të mbroheni nga shtatzënia e padëshirueshme dhe nga sëmundjet seksuale.
  • Seksi fantastik nuk do të thotë se është fjala për dashuri të madhe.
  • Është normale që të keni dyshime dhe frika që kanë të bëjnë me seksin, mu për këtë shkak edhe rekomandohet që të bisedoni lidhur me këtë gjë.
  • Seksi i mirë kërkon praktikë dhe përvojë, si çdo gjë në jetë.
  • Seksi mund të jetë shumë i pakëndshëm.

Nuk është e thënë që seksi të jetë më i mirë në moshën njëzetvjeçare, aq më tepër, mund të jetë më i mirë në moshën pesëdhjetë vjeçare. Eksperimentoni dhe argëtohuni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat