Rregulloni krevatin çdo mëngjes, do t’ju ndryshojë jetën

Life style

Rregulloni krevatin çdo mëngjes, do t’ju ndryshojë jetën

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 08:46

E rregulloj krevatin çdo mëngjes si një nga “punët e mia të shtëpisë”. Kurse tani, më duhet ta bëj gjithsesi, por në rastin tim e di që ka edhe fuqinë për të më bërë të ndjehem më mirë para se të shkoj në punë. Dhe sigurisht do të më bëjë të ndjehem më mirë kur kthehem në shtëpi pas një dite të gjatë, një shtrat i rregullurua, në vend të një rrëmuje të madhe.
Në dukje është diçka e thjeshtë që unë bëj të njëjtën gjë siç bëjnë miliona persona të tjerë në jetën e përditshme. Por deri më tani nuk e kisha zbuluar që ky veprim i thjeshtë çdo mëngjes mund të jetë një sjellje suksesi. Jo sepse ju sjell famë apo pasuri, por sepse shkakton një reaksion sjelljesh të virtytshme.
Siç thotë dhe Charles Duhigg në librin e tij “Fuqia e Zakonit”, “të rregullosh shtratin çdo ditë përmirëson produktivitetin, një ndjenjë e fortë mirëqënieje dhe forcon aftësinë për të menaxhuar financat”. Të rregullosh shtratin është ajo që Duhigg e quan “zakon kyç”, një sjellje që do t’ju sjellë një rrjet zakonesh të tjera të mira. Nëse e bëjmë këtë gjë çdo mëngjes, do të jemi më të qetë për të marrë vendime pozivite gjatë ditës.
William McCraven, komandant i forcave special të marinsave amerikanë dhe kapo i aksionit që çoi në vrasjen e Osama Bin laden, shprehu të njëjtën ide në Universitetin e Teksasit në vitin 2014.
Ai i sugjeroi ish-studentëve: “Nëse doni të ndryshoni botën, filloni duke rregulluar shtratin tuaj çdo mëngjes. Nëse e bëni, do të keni çuar në fund detyrën tuaj të parë të ditës. Do t’ju japë një minimum ndjenje krenarie dhe do t’ju inkurajojë për të provuar sfida të tjera . Dhe në fund të ditës ajo detyrë e vogël në mëngjes do t’ju transformohet në shumë detyra të tjera të kompletuara”.
Edhe nëse suksesi e produktiviteti nuk janë mjaftueshëm, kjo detyrë e vogël e përditshme do t’ju shkaktojë pakëz lumturi. Gatchen Rubin, autor i librave frymëzues thotë: “Kur po bëja kërkime rreth lumturisë për librin tim, zakoni i të rregulluarit të shtratit renditej ndër të parët përsa i përket ndryshimeve që kishin pasur impact më të madh në jetën e njerëzve”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat