Ky profesor e dha përgjigjen më të mirë për kuptimin e jetës

Life style

Ky profesor e dha përgjigjen më të mirë për kuptimin e jetës

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 07:23

Matt Might është një tjetër folës motivues, i cili ka radhitur "listën e gjërave që ju duhet të bëni për të qenë të lumtur." Ai në fakt është profesor në Universitetin e Harvardit, djali i të cilit ka lindur me një sëmundje të rrallë gjenetike që ngadalëson zhvillimin fizik dhe mendor, për çka ka nevojë për kujdes të veçantë.

Kohët e fundit në rrjetin Quora një prind kërkoi nga pjesëmarrësit në forum që të thonë se si mund të minimizohen shanset që dikush të ketë fëmijë me nevoja të veçanta, për çka Might dha përgjigjen e cila secilin mund ta prek të mendojë se çfarë është gjëja më e rëndësishme në jetë.

"Djali im më detyroi të vërtetë mendoj se çka është më e rëndësishme në jetë, dhe në fund më së shumti kam vlerësuar deklaratën e bërë nga Bertrand Russell, që ka thënë: ‘Jeta e mirë është ajo që është e motivuar nga dashuria dhe që udhëhiqet nga dituria”, ka thënë ai.

Matt pastaj tha se para lindjes së djalit ishte "profesor i ri i cili kujdesej vetëm që të ketë një punë të qëndrueshme dhe të ardhura të qëndrueshme", me të cilat synonte të zhvillonte karrierën dhe të publikojë artikuj. Duke shikuar të porsalindurin e tij me një sëmundje të rrallë të trurit, ai e kuptoi se si ëndrrat e tij janë të vogla e të parëndësishme.

"Ai ma kujtoi se si kurrë nuk doja të bëhesha mësues për dobi materiale, porse doja ta bëja botën më të mirë me ndihmën e diturisë. Atë ditë kam vendosur ta përdori kohën për të adresuar çështjet që janë të rëndësishme për njerëzit. Unë do ta bëj një ndryshim”, shtoi Matt.

Një hulumtim ka treguar se paratë nuk janë ato që e bëjnë një njeri të lumtur, por marrëdhëniet dhe ndjekja e ëndrrave që nuk janë të fokusuara në gjëra të shtrenjta apo famë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat