Rrëfehet njeriu me penisin më të madh në botë

Life style

Rrëfehet njeriu me penisin më të madh në botë

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 21:11

Një burrë i cili ka deklaruar se e ka penisin më të madh në botë, ka thënë se femrat frikësohen nga ai kur vjen puna te seksi.

Roberto Esquivel Cabrera ka thënë se burrëria e tij në fakt për të është një kufizim dhe e pengon edhe në punë, raporton gazeta Mirror.

Mirëpo kjo nuk është e tëra.

52 vjeçari që e ka penisin të gjatë 45 centimetra, ka thënë se gratë kanë frikë nga ai.

Ai ka thënë se organi gjenital i cili i arrin deri te gjunjët, meriton që të njihet nga libri i rekordeve Guinness.

Por ai gjithashtu ka kërkuar që të regjistrohet si person me aftësi të kufizuara, për shkak se penisi i tij gjigand i ka shkaktuar gjithmonë probleme që të ketë një punë të përshtatshme.

Carbera, nga Saltillo, një qytet në veri-lindje të Meksikës, ka bërë një ekzaminim mjekësor, që t’ua dëshmojë të gjithëve që dyshuan në madhësinë e organit të tij gjenital.

Doktorët nga qendra mjekësore e qytetit të Saltillos në Meksikë, kanë thënë se sipas rezultateve nga skaneri 3D, organi i tij është plotësisht origjinal.

Një doktor ka thënë se dëshira e tij është që penisi i tij të jetë të paktën 15 centimetra.

Ai ka jetuar në Amerikë, por më pas është deportuar për në Saltillo në vitin 2001 dhe jeton i vetëm në një dhomë të cilën ia kanë dhënë vëllezërit e tij.

Ky njeri jeton me asistencë sociale dhe endet rrugëve duke kërkuar për ushqim.

Nuk ka miq dhe kudo që shkon iu shmanget njerëzve.

Para se të njihej Cabrera, mendohej se njeriu me penisin më të madh në botë ishte amerikani Johan Falcon, i cili e kishte të gjatë 22 centimetra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat