Këshilla financiare, për çiftet e reja

Life style

Këshilla financiare, për çiftet e reja

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 08:48

Ekziston një mori këshillash financiare, për çiftet e reja. Të martohesh do të thotë më shumë sesa ndarjen e shtëpisë apo disa gjërave. Ju gjithashtu do të ndani të ardhurat dhe do të merrni vendime financiare të përbashkëta. Për fat të keq, paratë mund të shkaktojnë mjaft argumentime dhe mospajtime. Por financat nuk duhet t’i lejoni që t’ju futen në mes jush dhe partnerit tuaj. Nëse ju jeni lidhur sëfundmi dhe jeni të gatshëm për të shpenzuar jetën tuaj me partnerin tuaj, keni parasyshë këto shtatë këshillat financiare për çiftet e reja.

Mos hezitoni të diskutoni mbi paranë
Ndoshta paraja ishte një temë tabu në shtëpinë tuaj. Ndryshoni mendim tuaj. Nga të gjitha këshillat financiare, për çiftet e sapolidhura, është e rëndësishme që të jeni të hapur me njëri-tjetrin. Ka shumë gjëra që duhet të mirren në konsiderat. Për shembull, sa ju mundeni të përballoni që të shpenzoni për qiranë? Sa keni buxhet për gjëra ushqimore dhe argëtim? Prandaj, është më mirë që të jeni e hapur me këto diskutime, rreth parasë.

Jini të sinqertë
Gënjeshtrat për paratë mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj. Nëse ju jeni një çift i ri, jini të sinqertë ndaj njëri tjetrit, sa i përket financave. Është e rëndësishme që ju dhe bashkëshorti juaj, të diskutoni mbi të hyrat, si dhe borxhet. Mos i minimizoni situatat serioze. Kjo do të kthej partnerin tuaj në një „roje“, i cili gjest mund të krijojë tensione në martesën tuaj.

Paguani borxhet
Sa më pak borxhe keni kur ju jeni i martuar, aq më mirë. Pasi ju jeni çift, zhvilloni një plan për të paguar kartat e kreditit dhe kreditë e tjera. Edhe në qoftë se ju nuk mund të eliminoni plotësisht këto shpenzime, bëjeni më të mirën duke eliminuar, për ta mbajtur më mirë ekuilibrin e jetës. Kjo do të ju sjell më shumë liri në të holla, gjithashtu do të përmirësonte gjendjen tuaj të kreditit. Si rezultat, kjo do të bënte më të lehtë për të aplikuar për një kredi për shtëpi apo që të keni më të lehtë të paguani banimin me qira.

Filloni kursimet
Nëse ju aktualisht jetoni në shtëpi me prindërit tuaj, tani është koha më e mirë për të hapur llogarinë tuaj personale të kursimeve. Pasi ju jeni të martuar, të gjitha të hollat tuaja do të shkojnë në drejtim të shpenzimeve të jetesës. Është shumë e vështirë që të kurseni, kur ju keni një shumë të detyrimeve financiare. Vendosni në një anë 10% të të ardhurave tuaja.

Jini sensibile
Kur bleni unaza martese, të jeni e ndjeshme dhe praktike. Është normale të duani një gur të madh me shumë diamante. A ka kjo kuptim financiar? Disa çifte „thyejnë bankën“ kur blejnë një unazë, ose ata financojnë unazat e tyre. Për fat të keq, nganjëherë unaza e martesës, jeton më shumë se sa vet martesa. Mos filloni një martesë në borxhe dhe mos i shpenzoni kursimet tuaja që të bleni gjëra të shtrenjta. Kjo nuk do t’ia vlente.

Bëni një dasmë modeste
Pavarësisht nga fakti nëse ju ose prindërit tuaj do të ju mbulojnë koston e dasmës suaj, provoni për të mbajtur një ceremoni të thjeshtë. Dasma është vetëm një ditë. Po, kjo është dita juaj e veçantë dhe të gjithë ëndërrojnë martesën e tyre. Por kjo nuk ju sugjeron që të shpenzoni para të cilat ndoshta ju as nuk i keni, ose thjesht për t’i kënaqur musafirët tuaj. Bëjeni dasmën në suaza të përballueshme dhe ju do të shmangeni më lehtë faturave të rënda pas ceremonisë.

Inkurajoni njëri-tjetrin
Ndoshta ju qëndroni mirë me paratë, por e ndoshta partneri juaj ka nevojë për ndihmë shtesë. Disa njerëz nuk dinë se si të menaxhojnë paratë e tyre siç duhet, kështu që ata të bëjnë disa gabime financiare. Në vend se të qortoni bashkëshortin tuaj ose të bëni atë të ndjehet keq, më mirë është që të ndihmoni atë për të përmirësuar financat e tij. Për shembull, të ndihmoni atë të krijojë një buxhet ose plan të shpenzimeve, ose të ndihmoni atë që të bëjë një plan që të paguaj dhe të pakësoj borxhin e tij.

Planifikimi i martesesës është një gjë emocionuese, në të cilën ju prisni për të shpenzuar një përjetësi me partnerin tuaj. Por nëse ju nuk i planifikoni ashtu si duhet financat tuaja para se të “rrëzoheni”, ju do t’ju kaloj koha duke u grindur me njëri tjetrin rreth parave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat