Çfarë të bëni kur ndiheni të humbur

Life style

Çfarë të bëni kur ndiheni të humbur

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 20:20

1. Provoni “zgjidhjen Pixar”.
Ndjeheni: të pushuar nga puna/gjoba/skadencat/figurën e keqe në public, të gjitha të paketuara në një ndjenjë paniku. Gjithçka po bie... mbi ju.

Çfarë të bëni: Ed Catmull, presidenti i Walt Disney dhe i Pixar Animation Studios, në librin e tij të ri Creativity thotë “ se një prej trukeve është të bësh një listë të gjërave që shkojnë keq”. “Zakonisht, duke bërë këtë listë mund të izolojë pjesën më të madhe të çështjeve të lëna pezull në një grupim prej dy apo tre problemesh, që i kuptojnë të gjithë””, thotë ai. E kupton pastaj se situate nuk është aq dramatike. Të kesh para syve një listë të problemeve është më mirë se të kesh ndjenjën se gjithçka po ju ikën prej duarve, vijon Catmull.

2. Jepini rëndësi superfuqive tuaja

Ndjeheni: sikur nuk keni përfunduar asgjë. Të gjithë janë të pasur, të famshëm, të martuar, influent...përveç jush.

Çfarë duhet të bëni: Shihni pak fotot e fotografes Chino Otsuka, që tregojnë atë të rritur, të vendosur me anë të Photoshop-it në fotot e saj të fëmijërisë. Dhe bëni një pyetje: çfarë do të thoshte një fëmijë 6-vjeçar për jetën tuaj aktuale? Ndoshta do të mendonte se jeni fantastik, qoftë edhe për faktin se mund të keni thjesht një pajisje në frigorifer që kthen ujin në akull direkt në gotë.

Mund të bëni dhe më shumë: të merrni në shtëpi një qenush që ju ikën gjithmonë.

3. Gjeni inxhinierin brenda jush
Ndjeheni: prezantimi juaj ka qënë një dështim. Shalli për të cilin keni punuar për 6 muaj është shkatëruar dhe është kthyer në një top leshi. Me fjalë të tjera, keni dështuar.

Çfarë duhet të bëni: Klikoni në faqen e internetit “Admitting Failure”, një faqe ku Engineers Without Borders (Inxhinierët Pa Kufij) inkurajon këdo që ka dëshirë të bëj të ditur gabimet e tij, për të kuptuar një rrugë të re drejt suksesit. “Duke mos pasur më frikë se do ju tallin se gaboni, anëtarët e stafit janë më të disponueshëm të ndërmarrin rreziqe, që shpesh janë hapa vërtetë të nevojshëm për të ecur përpara në krijimitarinë tuaj”, shkruan Carl Honore, autori i “The Slow Fix”. Dakord, nuk jeni inxhinier. Por shërimi pas një dështimi të madh mund t’i ndodhë çdo profesioni dhe në çdo situatë.

4. Veçoni gjërat e mira që ju kanë ndodhur në jetë

Ndjeheni: sapo ju ka ndodhur diçka e keqe. Dhe nuk mund të bëni asgjë për të zgjidhur gjërat.

Çfarë të bëni: Megan McArdle, autore e “The Up side of Down” ka kryer një studim në qindra njerëz. Të intervistuarit duhet të thonin se çfarë do të mendonin të tjerët, sipas tyre, si gjërat më të mira që atyre vetë nuk i kanë ndodhur kurrë në jetën e tyre. Përgjigjet ishin përgjithësisht më të qarta:takimi me partnerin, lindja e fëmijëve.

Por kur pyeteshin për ngjarjet që i kanë ndryshuar jetën e tyre, kanë nominuar situata që terrorizojnë shumicën prej nesh: divorci, pushimi nga puna, kanceri. Sipas McArdle: “Momentet e krizës mund të jenë një pikë kthese”. Autorja thotë se në momentet më të vështira, pjesa më e madhe e njerëzve nuk arrin të parashikojë se janë pikërisht këto rrethana katastrofike që ndryshojnë ekzistencën e tyre. Mendohuni, keni provuar ndonjëherë në lëkurën tuaj këto periudha transformimi? A është ky momenti i duhur?

5. Ndërtoni diçka vetë

Ndjeheni: Keni një objektiv në jetë? Çfarë do t’ju çojë në të vërtetë drejt tij?

Çfarë duhet të bëni: të pranoni këshillën e aktorit Nick Offerman, i cili sugjeron të nisni një projekt për të nxjerrë diçka të prekshme. “Sugjeroj të gjeni një hobi... hiqni telefonin dhe bëni diçka me duart tuaja, kështu, për disa orë, do të keni një rezultat konkret dhe kohë të impenjuar. Ndoshta do të ndjeheni të hutuar, duke bërë punë dore, duke gatuar apo duke krijuar muzikë, por gjithësesi do të krijoni diçka”, thotë ai.

6. Zgjeroni horizontet tuaja
Ndjeheni: bota juaj është gri, dhe do të mbetet gjithmonë e tillë

Çfarë duhet të bëni: Zgjeroni horizontin tuaj. Fotot e arkivit të NASA mund t’ju shërbejnë për këtë qëllim. Kështu edhe blogu i revistës Discover. Dhe ja, ai dimër pa fund që ju ka kapluar shpirtin do të bëhet një vepër arti, sureal dhe i mrekullueshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat