Si duhet përshtatur me adoleshentët

Life style

Si duhet përshtatur me adoleshentët

Më: 25 gusht 2015 Në ora: 20:44

Ndryshimet në shoqëri në të gjithë botën janë të pandalshme, dhe tashmë është nevojë urgjente që të rriturit të ndryshojnë taktikat e komunikimit me adoleshentët. Kështu thotë në një shkrim të sajin për “The Guardian”, Laura Bates, themeluese e “Everyday Sexism Project”.

Në një studim të realizuar këtë vit nga Girlguiding rezulton se në Britaninë e Madhe, vajzat e moshave 17-21 vjeç kërkojnë të gjejnë mbështetjen që ju nevojitet, ku 82% thonë se të rriturit nuk e njohin presionin nën të cilin ky brez është dhe 2/3 e vajzave të moshës 17 deri në 21 vjeç thonë se nuk kanë me kë të flasin për problemet mendore.

Duke cituar këtë studim, Bates thotë se gjysma e vajzave britanike të kësaj kategorie moshe kanë nevojë për ndihmë për shëndetin e tyre mendor. Vetëdëmtimi kryeson listën e shqetësimeve mendore, e ndjekur nga pirja e duhanit, sëmundjet mendore, depresioni dhe çrregullimi i të ngrënit. Në vitin 2010, tre shqetësimet kryesore ishin pija, duhani dhe drogat. Por sot ka ndryshuar.

Studimi i realizuar me 1500 vajza dhe gra të reja, thotë se ngacmimet seksuale dhe besimi i ulët po lënë gjurmë në mirëqënien e femrave. ¾ e vajzave thonë se ankthi i përjetuar nga një ngacmim seksual ndikon negativisht gjatë gjithë jetës së tyre, që nga veshja, vendet ku shkojnë dhe se si ndihen për trupin e tyre.

“Ato ndihen në presion në pamundësi për t’u ndjerë të bukura mjaftueshëm pa i etiketuar si “të përdala”. Adoleshentët e sotëm po rriten në botën e pornografisë online, seksizmit, dhe smartphone-ve, duke qënë në presion për të ndarë fotot apo videot e tyre, ku çdo postim çon në një ngacmim ekstrem apo akuza se janë “të përdala”, ndërsa djemtë etiketohen si lojtarë dhe çunakë rebelë’, shkruan Bates.

Duke iu referuar këtij studimi alarmant, Laura Bates thotë se është nevojë urgjente ndryshimi i të menduarit të të rriturve kundrejt botës dhe realitetit të adoleshentëve. Ne duhet të jemi të sinqertë thotë ajo, të bëjmë biseda të hapura për çështje të shëndetit mendor, seksizmit me të rinjtë të të gjitha gjinive. Edhe për djemtë e rinj madje nuk është turp apo dobësi të kërkosh ndihmë për shëndetin mendor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat