Gjoksi perfekt, ja 10 mënyrat se si ta keni më të mirin

Life style

Gjoksi perfekt, ja 10 mënyrat se si ta keni më të mirin

Më: 25 gusht 2015 Në ora: 13:25

Gjoksi është një prej pjesëve më të rëndësishme në trupin e femrës dhe për ta mbajtur në formë janë përdorur mënyra nga më të ndryshme, dietat drastike, mbajta e peshave të ndryshme dhe shumë zakone të tjera të këqija.

Kremi dhe masazhe mund të mos mjaftojnë që ti japin një formë sa më të mirë gjoksit. “Përkujdesje e përhershme dhe elasticitet i lëkurës janë binomi që do të ju bëjë të ndiheni mirë me këtë pjesë të trupit. Dhe kjo është edhe pasqyrë e shëndetit tonë të mirë”, ka shpjeguar për Vanity Fair, doktoresha Valentina Schirò, biologe dhe specialiste e shkencës së shëndetit.

Më poshtë ajo ka shpjeguar edhe 10 mënyra se si mund te keni një gjoks perfekt:

1- Uji. Rregulli i parë, hidratohuni me ujë, kjo do ti japë edhe elasticitet lëkurës.

2- Sardele. Për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës shumë të rëndësishme janë “Omega 3”, acidet që janë në peshk, sidomos në sardele.

3- Vaj ulliri. Vajti ekstra i virgjës ka në bazë acidet e ndryshme, por edhe vitaminë E që luan një rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen e strukturës së gjoksit.

4- Veza. Vitamina A, që gjendet në fruta dhe me shumicë në vezë ka efekt të dyfishtë: neutralizon pjesët e lira të lëkurët së gjoksit dhe rigjeneron zonat e ndryshme.

5- Patate. Ky ushqim mban me shumicë Vitaminë C, që është një antioksidant shumë i rëndësishëm për të luftuar rënien e gjoksit.

6- Mineralet. Sidomos mineralet e zinkut janë shumë të nevojshme me qëllim që të keni një lëkurë të shëndetshme.

7- Bajame. Së bashku me lajthi dhe arrat, ato janë të pasura me minerale, në veçanti kalcium dhe magnez, të domosdoshme për shëndetin e komponentet e muskujve të lëkurës.

8- Qumështi. Përmbajtja që ka qumështi që përdoret në produkte të ndryshme do të bëjnë që lëkura juaj në zonën e gjoksit të jetë elastike dhe e pastër.

9- Pula. Proteina është një komponent thelbësor strukturor i lëkurës dhe mungesa e tyre është kritike që shkakton ngathtësi të lëkurës, kështu që është e mirë që të merrni një sasi të përditshme të proteinave nga mishi, mundësisht të bardhë (jo më shumë se 2 herë në javë), por edhe vezë (jo më shumë se dy vezë në javë) dhe peshku (të paktën 2 herë në javë); bishtajore (të paktën 2 herë në javë dhe gjithmonë në bashkëpunim me drithëra).

10- Domate. Lycopene, që i takon familjes së karotenoideve që gjendet në ushqime të tilla si domate, ka një nivel të lartë antioksidanti dhe stimulon e mban lëkurën të hollë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat