Si të qendroni sa më gjatë në krevat? Disa këshilla

Life style

Si të qendroni sa më gjatë në krevat? Disa këshilla

Më: 25 gusht 2015 Në ora: 11:32

Këto janë pikërisht këshillat më të mira se si të qëndroni sa më gjatë në seks. Provoni, lumturojeni partneren tuaj, ndërkaq ju do të ndiheni shumë më mirë.

Ejakulimi i hershëm shpesh është problem i cili ndodh kur meshkujt vuajnë nga ndonjë vështirësi. Nuk ka të bëjë, siç mendohet shpesh, me eksitimin tepër të madh.

– Kur brengoseni së tepërmi rreth saj se kur do të arrini orgazmën,trupi juaj reagon me nervozizëm, ndërkaq kjo çon deri në ejakulim të hershëm – thotë doktor David Roland, transmeton Telegrafi.

Për të qëndruar sa më gjatë, duhet patjetër t’i qetësoni nervat, e jo të provoni që gjatë seksit të mendoni për diçka plotësisht joseksuale.

Si ta bëni këtë?

Doktor Rolandi rekomandon atë që shumicës u është e paimagjinueshme – përqendrohuni pikërisht në seksin e shkëlqyeshëm të cilin e keni.

Zgjidhni atë që ju qetëson më së shumti te partnerja dhe fokusohuni vetë në të. Veç kësaj, ai ka thënë që ekziston vetëm një numër i caktuar gjërash të cilat mund të ngadalësojnë orgazmën.

Sinqeriteti është njëra ndër taktikat të cilat gjithmonë kanë sukses.

Thoni partneres që ju pëlqen shumë dhe që keni problem. Pastaj ndërpriteni seksin për pak kohë dhe stimulojeni në mënyra të tjera.

Për fund edhe një fakt ngushëllues. Shumica e meshkujve mendojnë që seksi i gjatë është seks i mirë, ndërkaq femrat fare nuk mendojnë ashtu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat