Rrjedhin të dhënat për “tradhti bashkëshortore”, dy vrasin veten

Life style

Rrjedhin të dhënat për “tradhti bashkëshortore”, dy vrasin veten

Më: 25 gusht 2015 Në ora: 08:10

Dy persona kanë vrarë veten pas rrjedhjeve të informacioneve nga faqja e njohur për tradhtitë bashkëshortore “Ashley Madison”.
“BBC” shkruan se policia kanadeze nuk dha të dhëna të tjera mbi viktimat, ndërsa kompania në fjalë ka vënë rreth 500 mijë dollarë shpërblim për informacione rreth hakerave.

Mediat e huaja shkruajnë se të dhënat e më shumë se 33 milionë përdoruesve kanë rrjedhur nga faqja e internetit.

Në kërkim të hakerave që kanë kërcënuar disa prej përdoruesve me publikimin e të dhënave të tyre është vënë edhe policia kanadeze, paçka se sipas tyre shkelja konsiderohet si shumë e sofistikuar.

Një zyrtar i policisë ka thënë se rrjedhja e të dhënave ka filluar nga kartat e kreditit. Aktualisht policia ka këshilluar përdoruesit e kësaj faqeje të rishikojnë të dhënat e tyre dhe kartat e kreditit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat