Kjo bukuroshe e fitoi më në fund betejën me djersën (Foto)

Life style

Kjo bukuroshe e fitoi më në fund betejën me djersën (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:30

Një drejtuese në një kompani të marrëdhënieve me publikun në Britani u detyrua që të marrë gjashtë muaj leje pasi kishte një problem me djersën.

Esme De Silva djersinte aq shumë sa ishte e pamundur të vazhdonte punën.

Që kur ishte adoleshente ajo vuante nga hiperhidroza.

25-vjeçarja vizitoi shumë mjekë, të cilët i rekomanduan që nga ndryshimi i dietës e deri tek vendosja e mbrojtëseve poshtë sqetullave, por asgjë nuk funksionoi.

Ajo kaloi një moment të vështirë mendor dhe vetëm kur një mik i rekomandoi të përdorte Odabanin, një antiperspirant që aplikohet gjatë natës, djersa nisi të reduktohej.

Tani ajo ka nisur të ndërtojë vetëbesimin sërish.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat