Modelet e flokëve të nuseve në 50 vite brenda 2 minutave

Life style

Modelet e flokëve të nuseve në 50 vite brenda 2 minutave

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 15:13

Në një video të postuar në Youtube tregohen modelet e flokëve të nuseve nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Të fillojmë me modelin e thjeshtë por të bukur të flokëve të viteve ’60.

Modelet që mbizotëronin ishin ato me flokë të fryra të fryra në fillim të kokës që vinin duke u ulur.

Vitet ’70 ishin ato të zjarrtat ku falë aktores Farrah Faëcett të gjithë femrat ishin në kërkim të ondeve dhe vellos voluminoze për ti kombinuar të dyja bashkë.

Me pas vitet ’80 ishin në ritëm të plotë. Të gjitha nuset preferonin balluke “të larta sa qielli” dhe make-up me ngjyra të ndezura.

Vitet ’90 erdhën me modele të reja flokësh. Vajzat i kapnin flokët me çdo kapëse në formë fluture që mund të gjenin dukë lënë përpara fytyrës pak flokë.

Rrathët u rikthyhen fuqishëm në vitet 2000 së bashku me topuzin “chignon’ do”.

Sot janë kurorat ato që janë në modë.Shpesh herë ju mund të shihni në ditën e saj të dasmës një nuse më shumë festive dhe flirtuese në pamjen e saj.

Megjithëse kohët mund të kenë ndryshuar ,dashuria zgjat një jetë të tërë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat