U burgos pasi sulmoi policin me… gjoks (Foto)

Life style

U burgos pasi sulmoi policin me… gjoks (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:10

Dhjetëra burra e gra dolën në protestë në Hong Kong pasi një grua u burgos sepse u akuzua se kishte sulmuar një zyrtar policie me gjoks.

Sipas BBC, Ng Lai-ying, 30 vjeç, kishte akuzuar kryeinspektorin Chan Ka-po se i kishte prekur gjoksin gjatë një proteste në mars.

Por gjykata vendosi kundër saj, duke theksuar se ajo qëllimisht e kishte mbështetur gjoksin tek ai, në mënyrë që të mund ta akuzonte për sulm.

Ajo u dënua me 3 muaj e gjysmë burg.

Përpara gjykatës u mblodhën rreth 200 persona që protestonin me moton: Gjoksi nuk është armë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat