Grupmosha më gënjeshtare është...

Life style

Grupmosha më gënjeshtare është...

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 21:21

Kur është fjala për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm, askush nuk mund të përputhet me aftësinë e adoleshentëve në aspektin e shpeshtësisë me të cilën ata tregojnë gënjeshtra dhe bëjnë lojëra.

Kjo nuk është një gjë e çuditshme për ata prindër që kanë dëgjuar shprehjet tradicionale të adoleshentëve të tilla si,"të gjithë të tjerët e bëjnë atë"; "Unë nuk kam detyra shtëpie"; ose "Jam duke kaluar natën me një shoqe".

Studimi provoi që në 1000 njerëz të moshës nga gjashtë deri në 77-vjeçare, adoleshentët janë më të papërgjegjshmit dhe më gënjeshtarët. Por gjithashtu nga ky studim rezultoi se fëmijët e vegjël dhe pensionistët janë njerëzit më të ndershëm në shoqëri. Kjo për shkak se frekuenca me të cilën ne gënjejmë dhe aftësia jonë për t’u marrë me të, bie me moshën, ndoshta për shkak të ndryshimeve që ndodhin në tru.

"Hulumtimi ynë tregon se adoleshentët janë në përgjithësi, gënjeshtarët më të mirë '', thonë studiuesit, studimi i të cilëve është publikuar në revistën “Acta Psychologica”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat