Intervistat e çuditshme të punës! “Dua të punoj, por…”

Life style

Intervistat e çuditshme të punës! “Dua të punoj, por…”

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 18:53

Pronari i një restoranti në Itali prej dy muajsh nuk po arrin të gjejë staf për lokalin e tij për shkak të pretendimeve të të intervistuarve.

Ata kanë pasur pretendime nga më të ndryshmet por më i zakonshmi dhe më i çuditshmi është se asnjë nuk kërkon të punojë për pushime.

“Shumica e të interivstuarve duan 15 ditë pushime në muajin gusht. Asnjë nuk pranon të punojë pjesën e dytë të muajit gusht”, rrëfen pronari Giovanni De Vivo.

Por ka edhe nga ata që kanë pretendime akoma më qesharake.

“Nuk mund të zgjohem që në 05:30, është shumë herët”, apo “A mund të kem pushim gjithë fundjavën?”, janë disa nga pyetjet e të interesuarve për punë.

E vështirë ta besosh se sa lehtë refuzohet puna në një vend në mes të krizës ekonomike si Italia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat