A jeni beqarë në shpirt? 7 mënyra për ta zbuluar

Life style

A jeni beqarë në shpirt? 7 mënyra për ta zbuluar

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 15:05

Edhe pse mund të jetë fillimi i një lidhjeje, ju mund të përfshiheni nga pasioni ndërsa për pak muaj ju ndodh të bindeni, nëse keni bërë ose jo zgjedhjen e duhur!

Dallimi mund të vërehet menjëherë, sepse beqarët në shpirt janë më të lidhur me veten se sa me ndarjen e lumturisë dhe dhimbjeve me të tjerët. Po ju cilës anë i përkisni? Ja shtatë mënyra për ta kuptuar.

Në një lidhje çift jeni katastrofë

Sado që sforcoheni për të krijuar apo për të mbajtur një lidhje të kënaqshme, asnjëherë nuk ju ecën mbarë: “kulla” që dukej se po ngrihej drejt qiellit, përfundon gjithmonë duke u shkatërruar nga vetë ju, duke qenë se në të vërtetë jeni beqarë në shpirt.

Kur jeni beqarë ndiheni më mirë

Edhe pse ndonjëherë ju kap dëshira të veproni si të gjithë, të lidheni, të fejoheni ose të martoheni, gjatë jetës tuaj fazat e të qenët vetëm, apo të beqarisë ju janë dukur më të bukura se sa ato kur keni qenë çift.

Në çift jeni grindavec/grindavece

Ju lodheni tmerrësisht shumë për të rënë dakord me një person të seksit të kundërt, sidomos kur historia bëhet serioze dhe hapësirat duhet të ndahen.

Sabotoni historitë tuaja të dashurisë

Mbase nuk e keni vënë re asnjëherë, por ka mundësi që të jeni pikërisht ju që keni lënë partnerin/partneren. Beqarët në shpirt arrijnë të bëhen të padurueshëm me tjetrin duke menduar vetëm për ndarjen dhe jo për qetësinë në shpirt.

Nuk dëshironi të ndani gjërat

Edhe pse mund të jeni shoqëror dhe të gatshëm përballë personave, ju gjithsesi jeni egoist për nga natyra. Veçanërisht në një lidhje, jo gjithmonë dëshironi t’i ndani gjërat me partnerin apo partneren.

Nuk besoni në dashuri

Ndoshta me fjalë po, por thellë-thellë nuk jeni të bindur për dashurinë, asaj nuk i besoni me zemër. Sigurisht, ka beqarë të cilët dashurohen me një person, por nuk kanë fat për të qenë gjithmonë bashkë.

Emocionet ju frikësojnë

Nuk jeni mësuar me gjuhën e emocioneve. Edhe pse mund t’ju ndodhë të pëlqeni dikë, keni frikë ta lini veten në dorë të emocioneve. Arsyeja mbi ju është gjithmonë kryesore.

Beqaria si stil jetese

Çfarë i bën disa të jenë beqarë dhe çfarë mendojnë ata për beqarinë e tyre? Shkenca ka zbuluar një tjetër mënyrë për të shëruar zemrat e thyera. Të jesh beqarë në ditët e sotme, nuk përbën më një lajm. Shumë persona kanë zgjedhur dhe vazhdojnë të zgjedhin të qëndrojnë vetëm, përpara një lidhjeje në çift dhe zotimit ndaj një personi. Ndonëse për disa mund të jetë një ndalesë e vogël derisa të gjejnë dikë tjetër, ndonjëherë të qenët beqarë bëhet një stil jetese i zgjedhur me vetëdije. Të pyetur se përse qëndrojnë beqarë, shumë përdorues të rrjeteve sociale dhe mediatike, u përgjigjën duke parashtruar arsyet e beqarisë së tyre. Përgjigjet ishin të ndryshme dhe komplekse. “Beqaria është një mënyrë jetese që ka kërkesa të larta për cilësinë e jetës”, – thotë profesor doktor Yan Hong, në një universitet të Kinës. “Disa gra nuk duan të kufizohen nga martesa dhe fëmijët dhe unë jam një nga ato”. Yan është 33 vjeçe dhe e shikon martesën në mënyrë shumë të arsyeshme: “Çdo gjë ka dy anë. Beqaria dhe jeta martesore nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull. Cilado mënyrë që të zgjidhet, do të shoqërohet me probleme. Statusi civil i një personi, nuk duhet të cenojë në asnjë mënyrë lumturinë dhe besimin e tij”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat