Për të ngushëlluar veten pas humbjes së prindërve, mbledhë buzëqeshje

Life style

Për të ngushëlluar veten pas humbjes së prindërve, mbledhë buzëqeshje

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 21:01

Një djalë i moshës 6 vjeçare është duke marr pjesë në një eksperiment në qytetin e Savannah-s, Amerikë, vetëm për të parë fuqinë e buzëqeshjes.

E gjitha çfarë ai kërkon është që të tjerët t’ia kthejnë një buzëqeshje.

Jaden Hayes është në një mision që të bëhet dikush arsyeja e buzëqeshjes së dikujt. Jaden po e numëron secilën buzëqeshje që ai merr nga kalimtarët duke e dokumentuar secilën moment me fotografi. Por historia e tij është shumë e dhimbshme. Para dy viteve, ai humbi babain, ndërsa të shtunën e kaluar, nëna e tij ra në gjumë së bashku me të, por ajo më nuk u zgjua.

Tani, kur djali i vogël po ndihet i humbur ka gjetur një mënyrë tjetër për të shpërndarë dritë në jetën e të tjerëve, pasi kur të tjerët qeshin, ai thotë se bëhet çdo herë e më i lumtur, shkruan wtoc.com

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat