Shtatzëna nga i njëjti dhurues, në të njëjtën kohë

Life style

Shtatzëna nga i njëjti dhurues, në të njëjtën kohë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 00:46

Një modele lesbike e martuar dhe bashkëshortja e saj kanë mbetur të dyja shtatzënë nga i njëjti dhurues sperme, në të njëjtën kohë.

Randa Armstrong, 31 vjeç, dhe partnerja e saj Stephanie, 26 vjeç, presin fëmijët e tyre me vetëm 3 muaj diferencë, pasi i ngjizën ato përmes një studenti “të turpshëm” 24-vjeçar të shkencave natyrore, të cilin e gjetën gjatë lundrimit nëpër internet.

Më herët gjatë këtij muaji, Randa, e cila ka punuar në të kaluarën si modele e të brendshmeve për femra, kishte bërë kontrollin dhe rezultonte 12 javëshe shtatzënë. Ndërkohë, edhe Stephanie është tashmë shtatzënë prej 29 javësh dhe pret një djalë.

Çifti, që është takuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2009, kishin kërkuar prej kohësh të siguronin një shtatzëni përmes metodës in vitro (IVF), por atyre iu ishte thënë se duhej të prisnin edhe 3 vite për të siguruar shërbime në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë.

Ndaj dhe çifti i femrave iu drejtua një forumi të njohur si “Regjistri i Donatorëve të Njohur”, ku gjetën një mashkull beqar, i cili nuk pinte dhe as tymoste, e për më tepër nuk kërkonte ndonjë pagesë për kohën që do të kalonte me to.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat