Zbuloni personalitetin tuaj përmes shkrimit

Life style

Zbuloni personalitetin tuaj përmes shkrimit

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:11

Mënyra se si shkruani tregon shumë për personalitetin tuaj.

Ky është rezultati i një studimi të realizuar së fundmi nga disa psikologë amerikanë, i publikuar në “The Huffington Post”.

Hulumtuesit i kanë përmbledhur gjetjet e tyre në pesë pika:

Presioni që ushtroni te stilolapsi

Disa njerëz ushtrojnë presion mbi stilolapsin kur shkruajnë. Sipas hulumtimit, këta njerëz janë zakonisht kokëfortë, të papërkulur dhe plot këmbëngulje e vendosmëri.


Shkrimi në një letër pa vija

Kur shkruajnë në letër të bardhë pa vija, atyre që u merr shkrimi për lart vlerësohen si optimistë, kurse kur drejtimi i shkrimit shkon poshtë, kjo do të thotë se personi është pesimist.

Hapësirat në faqe

Nëse një person lë hapësirë të madhe boshe në anën e djathtë dhe kalon në rreshtin e dytë, kjo tregon se ai ka frikë të ecë përpara dhe është i lidhur me të kaluarën. E kundërta mund të thuhet për ata që lënë hapësirë të madhe në të majtë.

Shkronjat e mëdha

Germat e mëdha tregojnë se jeni të sigurt në lidhje me atë çka shkruani. Nga ana tjetër, nëse ju nuk jeni të sigurt për diçka (një përgjigje për një pyetje të provimit për shembull), atëherë mendja juaj mund t’ju detyrojë të shkruani me shkronja të vogla.

Fjalët afër njëra-tjetrës

Personi që i shkruan fjalët afër me njëri-tjetrën ka dëshirë të pavetëdijshme për t’u lidhur me njerëzit dhe për të qëndruar rreth tyre. Nga ana tjetër, ai i cili e lë hapësira të mëdha mes fjalëve është zakonisht një person i pavarur i cili mund të mbijetojë vetëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat