Pronarja e bordellos: Kam shpëtuar 5 mijë martesa

Life style

Pronarja e bordellos: Kam shpëtuar 5 mijë martesa

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 13:44

Një grua, e cila drejton një bordello prej 14 vitesh, pretendon se ka shpëtuar mbi 5 mijë martesa gjatë kohës që drejton këtë biznes.

Britanikia Vivien Walden, 66 vjeç, e nisi në industrinë e seksit kur ishte 17 vjeç. Ajo la punën si sekretare dhe u bë striptiste.

Tre vite më vonë nisi të ofronte shërbime seksuale për klientet në klubin e striptizmit dhe më vonë u bë prostitutë me kohë të plotë.

Por ndryshe nga shumë gra të tjera në biznes, ajo thotë se ka kujtime shumë të mira nga karriera e saj.

Pensionistja tani bën fushatë për legalizimin e prostitucionit në Angli.

E rritur në një familje hebreje, ajo nuk e kishte menduar kurrë se do merrej me këtë zant.

Megjithatë në një nga klubet e striptizmit ajo u takua me bashkëshortin e parë, Billy, me të cilin ishte bashkë derisa ai vdiq nga kanceri në vitin 1987.

Ai ishte futbollist profesionist i Uest Hem.

Vivien thotë se ai e inkurajonte në rrugën e saj.

Ajo thotë se në bordellon e saj vinin burra të martuar, të virgjër, por edhe personazhe të njohur të jetës publike.

“Kisha 28 vajza në bordello, ruse, braziliane, italiane, polake, etj”.

“Isha një pronare shumë e mirë, gjithmonë kujdesesha për to”.

Në bordellon e saj vinin deri në 100 meshkuj në ditë.

“Duhet legalizuar prostitucioni. Ai ruan martesën për shumë arsye. Shpesh gratë e tyre nuk janë në gjendje të ofrojnë seks për shumë arsye, kështu që vajzat e mia kujdeseshin për këta burra. Sekreti ishte i garantuar. Është njerëzore të legalizosh prostitucionin. Thjesht ndihmon njerëzit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat