Ja sa zgjat një seks i mirë

Life style

Ja sa zgjat një seks i mirë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:39

Zor se ka një aktivitet tjetër ku shpenzojmë kaq shumë ndjenja dhe energji sa kur bëjmë seks.

Megjithatë ka shumë pikëpyetje se sa duhet të zgjasë një seancë e mirë seksuale.

Tashmë kjo pyetje duket se e merr një përgjigje.

Shkencëtarët e Penn State University në SHBA kanë bërë një studim, për të zbuluar se sa zgjat me të vërtetë një seks i mirë.

Në studim u morën çifte, por edhe terapistë, psikologë dhe mjekë.

Rezultati: shumica e çifteve thotë se një seks i mirë zgjat nga 7 deri në 13 minuta.

Këtu nuk përfshihet ajo që njihet si nxemja.

Por sa duhet të zgjasë periudha përpara se të bëjmë pentrimin?

Të pyeturit thonë se ideale është tre deri në shtatë minuta.

Nga një deri në tre minuta është shumë pak.

Shumica e të pyeturve thonë se gjysmë ore është shumë për një seancë seksuale.

Eric Corty, udhëheqës i studimit, thotë se në kulturën tonë për fat të keq përforcohen disa stereotipe.

“Kështu besohet se ideale është të bësh seks gjithë natën. Të tilla fantazi sjellin frustrim dhe zhgënjim. Studimi ynë sjell një përfytyrim realist të gjërave”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat