Lindja e një fëmije shton në peshë baballarët

Life style

Lindja e një fëmije shton në peshë baballarët

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 00:36

Përveç efekteve të zakonshme, sidomos “natën”, si humbja e gjumit, të bëhesh baba ju shton në peshë. Ju duket e çuditshme, por është e vërtetë, sipas një studimi të Northwestern University Feinberg School of Medicine.

Studimi është publikuar në American Journal of Men’s Health, sipas të cilit një fëmijë “i dhuron” prindërit dy kile më shumë. Kërkimi ka shfrytëzuar të dhënat e një studimi të mëparshëm, që ka përfshirë gati 10 mijë persona, duke i ndjekur edhe pas 30 vjetësh.

Meshkujt që i janë nënshtruar provës janë ndarë në tre grupe, ballarët “rezidentë”, domethënë që jetonin me fëmijët, baballarët jorezident dhe ata që nuk janë baballarë. Në grupin e parë rritja mesatare e peshës ka qënë afërsisht dy kile, ndërsa në rastin e dytë 1.5. Ata që nuk kishin fëmijë është vënë re efekti i kundërt, një reduktim i peshës me gati 600 gram.

“Efekti është i pavarur nga faktorët e tjerë si statusi i burrit, apo bashkëjetuesit, edukimi dhe koha që kalon para televizorit. Familja bëhet prioritet dhe merren më pak me veten”, thonë autorët.

Ndërsa përsa i përket fëmijëve, një tjetër studim amerikan, i realizuar në 2014 tregon se fëmijët e parë janë më në rrezik obeziteti dhe mbipeshe se vëllezërit e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat