“Unë dal me bikini në park publik”… (Foto)

Life style

“Unë dal me bikini në park publik”… (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 23:55

Një grua në Francë u sulmua pasi kishte veshur bikini në një park publik.

21-vjeçarja Angelique Sloss, u rrah nga një grup me vajza myslimane, nga mosha 16 deri në 24 vjeç, ndërkohë që po bënte banjo dielli me dy miq.

Por ky sulm ka sjellë një reagim të pazakontë në mediat sociale.

Një fushatë, e ngjashme me atë JeSuisCharlie, ka nisur në rrjetet sociale.

Njerëzit po solidarizohen me viktimën, si në rastin kur u sulmua redaksia e Charlie Hebdo.

Qindra femra po postojnë foto me bikini në ambiente publike.

Shumë prej tyre mendojnë se sulmi ka motive fetare, megjithatë policia ende nuk ka një konfirmim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat