10 çiftet më të pasura në botë, që bëjnë Beyonce-n të duket e varfër

Life style

10 çiftet më të pasura në botë, që bëjnë Beyonce-n të duket e varfër

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:18

Nga Bill and Melinda Gates deri tek Jim and Lynne Walton ja 10 çiftet që i bëjnë Beyonce dhe Jay-Z të duken të shtresës së mesme.

Pasuria:85.7 miliardë dollarë

Bill dhe Melinda Gates janë çifti më i pasur në botë sipas një raportimi nga Wealth-X.
Ata njihen për fondancionin e tyre që mbështesin iniciativat në edukim,shëndetësi dhe kanë dhuruar më shumë se 28 miliardë dollarë për bamirësi.


Pasuria: 70.7 miliardë dollarë

Biznesmeni Amanci Ortega Gaona u bë njeriu më i pasur në Europë pasi themeloi firmën e rrobave Zara në vitin 1975.

Pasuria: 65 miliardë dollarë

Investitori i njohur Warren Buffed u martua me gruan e tij të dytë Astrid Menks ne 2006 , dy vjet mbas vdekjes së gruas së tij të parë Susan Buffet.


Pasuria: 47.5 miliardë dollarë

David Koch së bashku me vëllaine tij Charles Koch njihen për pasurinë e fituar nga ndërmarrja e Koch Industries , një kompani gazi dhe vaji që është një ndër kompanitë më të mëdha në Amrikën Veriore.


Pasuria: 47.4 miliardë dollarë

Charles Koch është marrë me biznesin e familjes dhe më pas u bë drejtor në vitin 1967 pas vdekjes së babait të tij.

Ai dhe Elizabeth janë martuar në vitin 1972 dhe kanë dy fëmijë.


Pasuria: 40.7 miliardë dollarë

Wang Jianlin është një ndër personat më të pasur në Kinë është drejtor i Dalian Wanda që ka në pronësi AMC Entertainment , një sëre hotelesh luksoze,aksione të qëndrave tregtare dhe kompaninë e prodhimit të jahteve Sunseeker.

Pasuria: 39.8 miliardë dollarë

Jeff Bezos themeloi Amazon në vitin 1994 dhe e takoi gruan e tij Mackenzie Bezos gjatë punës së tyre së bashku për firmën e investimit D.E shaw.


Pasuria: 38.7 miliardë dollarë

Biznesmeni francez Berndard Arnault është drejtor i LVMH që përfshin firmat e njohura si Fendi, Givenchy,Lous Vuitton,TAG Heuer dhe Benefit Cosmetics.

Pasuria: 38.5 miliardë dollarë

Themeluesi 31 vjeçar i Facebook dhe 30 vjeçarja Priscilla Chan janë janë çifti më i ri në listë. Ata u njohën në Haward dhe janë martuar në vitin 2012.


Pasuria: 36.2 miliardë dollarë

Jim Walten është një ndër drejtorët e Wal-Mart dhe është gjithashtu kryetar i Arvest bank Group si dhe Community Publishers.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat