Faqet porno u vizituan mbi 200 mijë herë nga kompjuterët e Parlamentit

Life style

Faqet porno u vizituan mbi 200 mijë herë nga kompjuterët e Parlamentit

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:14

Anëtarët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar zgjedhin të shohin gjatë seancave edhe faqet pornografike.

Departamenti i Lirisë së Informacionit (FOI) zbuloi se gjatë vitit 2014, janë bërë mbi 247 mijë përpjekje për të patur akses në faqet pornografike, nga rrjeti kompjuterik i Parlamentit.

Sipas përllogaritjeve të FOI, çdo ditë janë klikuar mbi 1,300 ueb-faqe pornografike.

"Express" raporton se, tetori i vitit të kaluar ishte muaji kur deputetët sërish kanë shprehur interes të madh për pornografinë, ku janë bërë mbi 30 mijë përpjekje për të patur akses në këto ueb-faqe.

Këto shifra nuk tregojnë se, cilat faqe janë vizituar apo sa kohë është kaluar në ato faqe. Gjithashtu është zbuluar se, gjatë vitit 2013 ka patur mbi 350 mijë tentativa për t’u qasur në këto faqe.

Shefi ekzekutiv i Aleancës së Tatimpaguesve, Jonathan Isaby, deklaroi se nuk mund të kenë kontroll mbi këto faqe, ndërkohë që i cilësoi si tronditëse shifrat e publikuara.

Kryeministri David Cameron, kohë më parë u zotua se, do të bllokonte materialet pornografike “nga këndi më i errët i internetit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat