Ku të shkoni me pushime me një të porsalindur?

Life style

Ku të shkoni me pushime me një të porsalindur?

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 00:20

Të bëhesh nënë në verë nuk do të thotë të heqësh dorë nga pushimet dhe ëndrrat e tua. Përkundrazi, një periudhë qetësi, të paktën mendore, dhe “ajër të mirë” i bën mirë të gjithë familjes.

E rëndësishme është që në zgjedhjen tuaj për pushime, duhettë gjeni vende të sigurta, me klimë të mirë, me pak erë, dhe larg destinacioneve më të çmendura.Por duhet të evitoni: kampingun, turet dhe vendet e nxehta apo në lartësi shumë të mëdha.

Deti, pse jo?
Bregdetet janë të përshtatshme për pushime me një të porsalindur, por duke zgjedhur një vend të qetë dhe që nuk e rreh era e fortë. Në fakt, të shkosh në det me një vogëlush është të shijosh shëtitjet në breg, mjaft e shëndetshme kjo. Nga ana tjetër, deti është mjaft i mirë nëse shfrytëzoni plazhin në orët e duhura për vogëlushin. Domethënë evitoni pushimin e drekës dhe orët kryesore të ditës, dhe preferoni të dilni në mëngjes herët ose pasdite vonë.

Liqeni, një e mesme e ëmbël
Liqenet janë konsideruar gjithmonë si vende ‘melankolike’ dhe me lagështirë. Në të vërtetë, ka vende turistike me pamje nga liqeni me një klimë të butë dhe pothuajse të përsosur për fëmijët.

Kujdes në mal
Malet janë vende idale për pushime kur në qytet plas vape. Ajri është gjithmonë i freskët dhe të duket sikur ke rifilluar të marrësh frymë. Por për një të porsalindur nuk bëhet fjalë për një vend ideal, një lartësi e madhe nuk këshillohet për zhvillimin psikofizik për një të porsalindur. Kështu që do të ishte mirë të zgjidhnit vendet kodrinore.

Qytetet e artit? Po, por të jenë të freskëta
Të udhëtosh me një të porsalindur është më e përshtatshme se me fëmijë më të rritur. Në fakt, një fëmijë pak javësh kërkon vetëm prezencën e nënës dhe shumë pak gjëra. Kështu që është mirë të “përfitoni” nga kjo situatë për të vizituar kryeqytet apo vende arti. Udhëtimi me avion do të jetë i kënaqshëm dhe i freskët. Vetëm kujdes: Shmangni vendet me rrezik, qëndroni sa më afër shtëpisë, larg qyteteve të nxehta dhe me lagështirë, si për shembull ato ku bie shpesh shi.

Nevoja e pediatrit
Kur nisesh me një fëmijë shumë të vogël është thelbësore të zgjedhësh një vend ku ka asistencë pediatrike, me ndihmën e shpejtë dhe i lehtë për tu arritur. Sidomos nëse bëhet fjalë për fëmijën e parë, nëna është shumë herë më e shqetësuar, edhe nëse ka qoftë dhe kollë. Sepse për pushime, mbi të gjitha duhet një qetësim absolut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat